Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Pse? dhe Si? U formua Forumi rinor dollogozhdar

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Artan




Numri i postimeve : 1
Registration date : 13/03/2009

Pse? dhe Si? U formua Forumi rinor dollogozhdar Empty
MesazhTitulli: Pse? dhe Si? U formua Forumi rinor dollogozhdar   Pse? dhe Si? U formua Forumi rinor dollogozhdar Icon_minitimeMon Mar 16, 2009 12:17 am

Dollogozhda tashmė e ka njė forum rinor. Fjala forum pėrmban kėtė kuptim: mbledhje e gjerė e pėrfaqėsuesve tė fushave tė ndryshme tė veprimtarisė shoqėrore me karakter kombėtar a ndėrkombėtar, ku shqyrtohen ēėshtje tė rendėsishme. Pas kėtij hapi tė parė qė e bėri rinia dollogozhdare hapi i ardhshėm ėshtė; formimi i njė organizate tė rinisė dollogozhdare. Fjala organizatė dmth. Bashkim shoqėror, qė ka qėllime tė caktuara, zhvillon veprimtari tė rregullt dhe vepron sipas normave tė vendosura nė statutin ose nė rregulloren e vet. Me pak fjalė mund tė themi se: Organizatė ėshtė njė grup njerėzish tė organizuar.

Ditėve tė fundit ka pasur shumė thashethėme nė lidhje me motivin apo nxitjen se si u nis kjo iniciativė pėr formimin e kėtij organizimi tė rinisė dollogozhdare. Ne dėshirojmė qė nėpėrmjet kėtij artikulli tė pasqyrojmė sa mė qartė motivin dhe statusin e FRD-sė (Forumit rinor dollogozhdar), qė tashmė do tė funksionojė si organizatė rinore. Sigurisht qė, pėr ēfardollojė iniciative me karakter organizativ shoqėror gjithmonė duhet tė ekzistojė njė revoltė te qytetarėt apo njė interes i pėrbashkėt. Dhe ishte pikėrisht kjo revoltė apo pakėnaqėsi e rinisė dollogozhdare, e cila e zhgėnjyer tashmė nga njė pritje e gjatė qė bėri duke besuar se njė ditė rinia do tė ketė “Sallė rekreativo sportive” apo diēka tė kėtij lloji, qė do tė vinte si pėrfitim apo si njė borxh qė ia ka Komuna e Strugės f. Dollogozhdė, ajo qė nxiti rininė tė organizohet nė njė mbledhje ku do tė shqyrtoheshin pėrfitimet e mundshme me rastin e zgjedhjeve. Tė bindur nė pėrfitimet e mundshme qė do tė mund t’i shfrytėzonim nė kėtė mėnyrė, filloi edhe lėvizja e parė me njė mbledhje qė u mbajt nė lokalet e Shkollės fillore “Nuri Mazari”. Me ē’rast nuk u vonuan edhe ofertat qė vinin tėrthorazi nė adresė tė rinisė dollogozhdare nga individė tė caktuar tė partive tona. Por si gjithmonė, duke qenė tė vetėdijshėm dhe duke e ditur mirė qė jo vetėm sot por edhe mė herėt, Dollogozhda si fshat por sidomos rinia e saj ka ditur ēka tė jap dhe ēfarė tė marr kur ka qenė nė pyetje ēėshtja kombėtare dhe kur jemi kėtu duhet tė cekim apo kujtojmė edhe atė se kush ka qenė Dollogozhda: Dollogozhda sa pėr kujtesė ishte i vetmi fshat i rrethit tė Strugės qė gjatė kohės sė luftės sė 2001-shit, i dhuroi rradhėve tė Ushtrisė ēlirimtare kombėtare (gjithashtu edhe Ushtrisė ēlirimtare tė Kosovės, ndėrkohė qė shumė kosovarė vijnin pėr strehim nė Dollogozhdė) disa djem tė cilėt u inkuadruan nė luftė frontale drejtpėrsėdrejti, poashtu nė tė njejtėn kohė edhe shumė tė tjerė tė cilėt ishin tė rekrutuar apo vullnetarė tė gatshėm; duke mos mohuar edhe kontributin e mėrgimtarėve dollogozhdar besoj se nuk ka se ēka tė thuhet mė tepėr pėr Dollogozhdėn. Kėtė e cekim pėr tė treguar atė se edhe kėsaj radhe rinia dollogozhdare edhe pse e revoltuar dhe e zhgėnjyer nga Komuna e Strugės pėr tė mos i prishur punė interesit kombėtar (meqė Komuna e Strugės rrezikon tė humbet dhe tė merret nga maqedonasit), forumi reagoi nė njė mėnyrė tė tillė qė ia vlen tė lėvdohet dhe t’i dihet pėr nder. Ishte pra ky hap i rendėsishėm i forumit qė lehtėsoi ecjen normale tė punės parazgjedhore nė rrethinė, por duke mos i lėnė anash interesat e veta tė pėrbashkėta me qėllim qė kėto pas zgjedhjeve tė Marsit tė 2009-tės tė realizohen sa mė shpejtė qė tė jetė e mundur. Eventualisht nėse shtrohet pyetja se ēfarė ėshtė dhe se ēfarė mund tė bėjė FRD-ja , secili duhet ta ketė tė njohur se nė Dollogozhdė ka potencial tė mjaftueshėm intelektual rinor tė cilėt tashmė vetėm se janė tė organizuar pėr interesa tė pėrbashkėta, FRD-ja ka zyrėn e saj, ka statusin e saj: ėshtė organizatė e formuar me vetėiniciativė dhe vetėpėrmbajtje tė rinisė dollogozhdare, jopartiake joqeveritare qė do tė mbrojė dhe punojė pėr interesat e vetė fshatit qoftė nė aspektin material poashtu edhe nė atė kulturoro-ekonomik e shpirtėror. Ka si vizion te sajė qė tė largojė dukuritė negative qė ndodhen nė mesin tonė dhe tė ofrojė ato gjėra qė janė nė interes dhe tė mirė tė tė gjithėve. Pranon antarė tė tė gjitha fushave tė ndryshme qė do tė pajtohen nė pėrpikshmėri me statusin dhe vizionin e saj. Dhe pėr fund, gjithmonė duhet qė tė ketė njė shkak apo njė faktor qė tė nxis njė lėvizje tė gjėrė popullore shoqėrore, edhe kjo lėvizje e rinisė dollogozhdare e pati njė shkak qė nxiti dhe qė bėri rininė dollogozhdare tė mendojė pėr vetėn dhe fatin e sajė nė tė ardhmen. Nėse nė njė vend apo nė njė kohė shtrohet pyetja se ku janė intelektualėt apo burrat e menēur, aty mos kėrko se nuk ka, sepse intelektualėt apo burrat e menēur nuk presin qė t’i kėrkoj pėr t’i gjetur dikush tjetėr, ato gjithmonė dalin vetė nė skenė! Qė do tė thotė: secili qė e ndien veten se ėshtė dollogozhdar dhe ka paksa pėrgjegjėsi morale si detyrim qė tė kontribojė pėr vendlindjen e vetė le tė vijė dhe le t’i bashkangjitet radhėve tė kėsaj organizate qoftė nė mėnyrė personale, individuale qoftė edhe duke i ndihmuar me mjete financiare. Mėshira, paqja dhe bekimi i Zotit qoftė mbi ne.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Pse? dhe Si? U formua Forumi rinor dollogozhdar
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Realizohet plani A i forumit rinor Dollogozhdar...
» Aksioni i rinistave dollogozhdar vazhdon. . .
» Jam Dollogozhdar
» Si te krenohem se JAM DOLLOGOZHDAR
» Gezohen femijet Dollogozhdar!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Diskutime :: Arkivi I artikujve tė mėparshėm-
Kėrce tek: