Byroja pėr Zhvillimin e Arsimit (BZHA) edhe ne SHF "Nuri Mazari'ka prezantuar materialin pėr standardet e vlerėsimit tė nxėnėsve.
Sipas standardeve tė vlerėsimit qė ka pėrcaktuar BZHA nė tė gjitha lėndėt mėsimore nga klasa e tretė deri ne te tetė fillore do tė bėhen vlerėsimet e notimit nga 1 deri mė 10 qershor.
Kėshilltari i BZHA nė Strugė, Bashkim Mislimi, thotė se nė shkollat e Komunės sė Strugės ka pėrfunduar prezantimi i standardeve para arsimtarėve, ndėrkaq ai vlerėson se kjo bėhet pėr tė informuar arsimtarėt pėr testimin qė i pret tė gjithė ata. Pėrmes testimit qė do tė mbahet, do tė vlerėsohet objektiviteti i arsimtarėve nė notim.
Rezultatet e testimit do tė publikohen, ndėrkaq nė bazė tė tyre parashihen edhe shpėrblime dhe dėnime. Nėse nota e arsimtarit ndryshon pėr mė shumė se dy nota nga ajo qė nxėnėsit do tė marrin nė testimin qė do tė bėhet nė fillim tė qershorit nga ana e BZHA arsimtari mund tė ndėshkohet me 10 pėr qind nga paga mujore pėr njė vit. Ndėrkaq, pėr vlerėsimin real ku do tė pėrputhet ai vlerėsim me notimin e testimit atėherė ai arsimtar do tė shpėrblehet me 15 pėr qind shtesė tė tė ardhurave mujore pėr njė vit.
Vlerėsimi pėrmes testimit do tė pėrfshijė tė gjithė arsimtarėt individualisht.
Testimi i paralajmėruar pėr vlerėsimin e notimit ka ndikuar qė jo vetėm arsimtarėt, por edhe nxėnėsit ta shohin ndryshe vlerėsimin dhe nota mos shihet mė si "mollė sherri" mes arsimtarit dhe nxėnėsit.
(Shpend Vinca "Lajm")