Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Malli Per Vendlindjen Shuhet Vetem 3-4 Jave

Shko poshtė 
AutoriMesazh
ArGeN--t
Admin
Admin



Numri i postimeve : 859
Age : 34
Vendodhja : Dollogozhdė
Registration date : 02/12/2006

Malli Per Vendlindjen Shuhet Vetem 3-4 Jave Empty
MesazhTitulli: Malli Per Vendlindjen Shuhet Vetem 3-4 Jave   Malli Per Vendlindjen Shuhet Vetem 3-4 Jave Icon_minitimeMon Jul 02, 2007 6:51 pm

Vite Me Rradh Gurbeti Ne Fshatin Tonė Eshte Berė Njė Tradite Masovike Qe Ende Vazhdon,Nje Problem Qe Shqeteson Zvogelimin E Numrit Te Popullsise Ne Dollogozhde.
Ardhja E Tyre Ne Vendlindje Gjat Nje Viti Behet Ne 2 Periudha Si Ne Dimer Dhe Ne Verė.
Shuajn Mallin E Tyre Vetem Per Pak Kohe Mbi Te Cilen Secili Mundohet Te Qendroje Me Afer Te Afermeve (Familjes),Po Ashtu Mundohen Te Mos Harrojne Traditen Me Te Shquar Dasmen Dollogozhdare etj.
"Koha E Kufizuar" Edhe Sa Do Zgjase Ky Ankth Qe Trondit Cdo Shtepi Dollogozhdare.

Dollogozhdaret Ne Diaspore:

Sipas Disave Statistikave Ne Mund Te Cekim Se Ne Zvicer Afersisht Jetojne 100 E Me Shum Familje Dollogozhdare,Ne Gjermani Jetojne 106 E Me Shum Familje,Ne Austri 100 E Me Shum Familje,Ne ShBA 50 Familje,Ne Suedi E Australi 20 Familje,Ne Itali 30 e Me Shum Familje..Si Dhe Edhe Ne Shtetet Tjera Europiane E Amerikane Jetojne Dollogozhdar Mbi Te Cilen Nuk Kemi Ndonje Statistik.
Nga Kjo Nenkupton Se Dollogozhda Sot Me 5000 Banor PerAfersisht Me Shum Se Gjisma e Popullates Jetojne Jasht Vendlindjes Se Tyre, E Cka Eshte Me E Keqja Numri I Emigrimit Nga Dita Ne Dit Po Shtohet Edhe Me Tutje! Ku Qendron Problemi? E Gjith Ky Problem Qendron Tek Kushtet Per Jetese,Papunesise Ne Organet Dhe Organizatat Shteterore.
Nje Dokument Per Gurbetin Ne Dollogozhde I Huazuar Nga Libri "Dollogozhda Ne Bote Ne Vete" Me Autor Mustafa Useini

Gurbeti ne fshatin tone si proces sociologjik eshte paraqitur per shkak te mungeses se kushteve per jetese,papunesise ne organet dhe organizatat shteterore.
Gurbeti ka qene edhe sot eshte e keqja se qytetareve te Dollogozhdes.Gurbeti eshte bere per fshataret tradite masovike qe vazhdon.Ne gurbet kane shkuar edhe para nje shekulli ndoshta edhe me pare per kafshaten e bukes.
Deshira per tu kthyer ne vendlindje jane shkrire pasi qe ne vendlindje nuk munden te sigurojne pune keshtu qe edhe me tutje kane ngele duke punuar punet me te renda ne ndertimin e shteteve tjera.
Gurbeti i cili ka lene shtepite e shprazeta,femijet-nxenesit pa prinde dhe prinderit pa femije e dashur eshte be tradite ne Dollogozhde.
Gurbeti eshte nje plage e rend per shqiptaret kudo qe ata jetojne.Dikur shqiptaret per te nxjerre kafshaten e gojes moren rrugen e Misirit,Rumelise,Persise etj...sot ne keto vite ,gjegjesit ne 30-40 vitet e fundit tanet moren rrugen e gurbetit per ne Australi,Amerike,Gjermani,Zvicer,Austri etj.

Ndoshta dollogozhdaret u nisen ne rrugen e gurbetit per te qendruar nje kohe te shkurter,por gjendja e rende ekonomike ne vendlindje ,epshet per te pasur shtepi te madhe ndikuan qe ata atje te qendrojne me vite te tera,sa qe shume prej tyre atje i moren edhe familjet me te ngushta duke mos menduar holle e gjate mer shkollimin dhe edukimin e gjeneratave te reja te cilet jane ardhmeri e Dollogozhdes.
Gurbeti si kategori sociale dhe ekonomike ka filluar masovikisht qysh ne gjysmen e dte te shekullit te kaluar.Njerezit prej Dollogozhde shkojshin ne gurbet ne Serbi,Greqi,Turqi,kurse me vone ne te gjitha shtetet peremdimore ,ne SHBA,Australi dhe Kanada.
Para viteve te 60 me se shumti eshte punuar ne Serbi,Vojvodine,ku jane punesuar neper ndermarrjet per ndertimin e rrugeve,kurse nje numer i madh eshte punesuar edhe ne hekuranen e Zenices.Ne Serbi,Vojvodine,Kroaci,Slloveni pas clirimit ndertoheshin rruget,fshataret tane u punesuan ne ndermarrjet e medha te rrugeve si qe ishin "Partizanski put,,"Vojvodina put","Preduzeqe za puteve"etj.Kane punuar nga 12 ore ne dite pune fizike dhe ngarkim shkarkim te materialeve ndertimore,duke fjetur ne nje dhome nga 10 veta,me ushqim te dobet,kushte te dobeta higjinike qe shkaktoshin semundje te ndryshme.
Me hapjen e kufive pas viti 1965 nje pjese e madhe shkuan ne gurbet apo ne pune te perkohshme sic po flitej ne shtetet e Evropes perendimore,sidomos ne Gjermani,Zvicer,me vone ne Suedi edhe ne Itali.Keto vite nje pjese ka shkruar edhe ne SHBA.Australi dhe Kanada.
Ne fillim mendohej se nuk do tu zgjash shume,por doli e kunderta me pas filluan ti marin edhe familjet me femijet,keshtu gjate muajve te veres femijet ndermjet veti folin gjermanisht,anglisht disa te tjere e kan harruar shqipen dhe nuk dine te flasin shqipqe eshte me te vertet e pa pranushme.Nje pjese e gurbecareve u kthyen si pensioniste,si invalite,ka pas raste qe kane humbur jeten ne pune ose aksidente komukacioni si Nuri Ahemeti,Xhevdet Ahemti,Sali Koxhaxhiku.Fikri Dervishi,Reshat Ziba,qe nuk u kthyen te gjalle, etj.
Me nje fjale gurbeti e nderroi jeten tradicionale ne fshat duke sjellur edhe shume te mira pasi qe filluan te nderohen shtepi te bukura dhe te paisen me automjete,u permisua veshja dhe jeta nga te hollat e fituara ne gurbet,por solli edhe shumne dhimbje dhe lote dhe emigrimi ndikoi edhe ne zvogelimin e numrit te nxenesve neper shkolla.Edhe sot largimi nga fshati vazhdon me te njejtin trend per te shkuar ne Amerik fshehurazi duke paguar gje me 10 mije dollora per vizen.
Eshte per tu theksuar tradita kombetare se gurbecinjte tone mendjen e kane gjitnje ne Dollogozhde,ne familjen dhe te afermit e tyre,fitojne dhe investojne ne Dollogozhde ne shtepite e tyre,shpesh organizojne edhge aksione perr ta ndihmuar jete kulturore artistike dhe sportive ne fshat,si dhe per ndertimin dhe adaptimin e objekteve te infrastrukturs se pergjithshme ne fshat.Do te ishte mire sikur te hollat e gurbecinjve ne baze te projekteve qe do ti pergatis Komuna,ti mblidheshin dhe keto investime te perdoreshin per ndertimin se pari te mini objektve per prodhimin e prodhimeve te llojlloshme sic eshte rasti i Medi Zhakut i cili se bashku me vellezerit e vet ndertoi mullirin elekrik me teknollogji moderne..
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.dollogozhda.eu
 
Malli Per Vendlindjen Shuhet Vetem 3-4 Jave
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Per cfare ju merr malli me shume?
» Pse shum njerez i luten ALLAHU vetem kur kan nevoj per TE.
» Kete jave, temperaturat do te arrijne ne 38 grade

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Diskutime :: Arkivi I artikujve tė mėparshėm-
Kėrce tek: