Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Ne prag te ramazanit 2007 ne Dollogozhde

Shko poshtė 
AutoriMesazh
ArGeN--t
Admin
Admin



Numri i postimeve : 859
Age : 34
Vendodhja : Dollogozhdė
Registration date : 02/12/2006

Ne prag te ramazanit 2007 ne Dollogozhde Empty
MesazhTitulli: Ne prag te ramazanit 2007 ne Dollogozhde   Ne prag te ramazanit 2007 ne Dollogozhde Icon_minitimeWed Sep 05, 2007 10:28 pm

Ne Emer te Allahut, Meshiruesit, Meshireberesit
Dollogozhda sot numeron rreth 6500 banore mbi te cilat mund te themi 6500 banore qe i perkasin edhe fejes islame.Mirepo sa respektohet ajo ne numer?Nuk mund te gjejm nje baraspeshe rreth respketit ndaj fejes islame ne Dollogozhde.
Xhamia e fshatit ka nje struktur jashzakonisht te mrekullushme me nje kapacitet rreth 250 persona.Edhe pse dera eshte e hapur cdo moment ajo pret besimtare qe sadopak ne muajn a ramazanit te mbushet deri ne nivelin e duhur sa i perket numerimit te popullates.
Te gjith e dim se cdo vit kemi nje detyrim ndaj zotit,te gjith e dim emrin Ramazan mirpo jo dhe aq shum e din kuptimin dhe vleren e saj.Per ket arsye me ndihmen e web sajteve te ndryshme islame kemi mbledhur nje matriall interesant ku me pak fjal do kuptojme sendet elementare.
Ēfare eshte Ramazani (me pak fjale)
Ramazani eshte nje muaj i veēante dhe teper i shenjte per me shume se 1 Miliarde Muslimane;
Ramazani eshte muaji i nente i Kalendarit Islamik (sipas Henes);
Ramazani eshte muaji ne te cilin ajetet e para te Kuranit iu shpallen Profetit Muhamed as.
Gjate ketij muaji Muslimanet agjerojne.
Eshte kohe adhurimi dhe meditimi; kohe per te reflektuar thelle brenda vetes, per te treguar devocion ndaj Zotit dhe vete-kontroll; eshte kohe per te forcuar lidhjet familjare dhe ato shoqerore.
Dalja e Henes se Re ne fund te Ramazanit shenon festimin e Bajramit te Madh (Fitr Bajrami).

Agjėrimi: Kuptimi dhe Vlera e tij
Fjala "agjėrim" do te thote "te abstenosh / tė shmangesh / apo te heqėsh dorė nga diēka". Kėshtu kur muslimanet perdorin fjalen 'agjerim' ne kontekstin e muajit te Ramazanit nenkuptohet abstenimi nga te ngrėnėt, te pirėt, si dhe nga maredheniet intime bashkeshortore nga agimi deri ne perendim te Diellit me te vetmin qellim (nijet) - per hir te Allahut.
Abu Hurairah transmeton se i Derguari i Allahut, paqja qofte mbi te, ka thene:
"Allahu thotė: "Ēdo pune qe ben biri i Ademit (dmth njeriu) eshte per veten e tij, perveē agjerimit, i cili eshte vetem per Mua. Une jap shperblimin per te." Agjerimi eshte si nje mburoje. Nese dikush agjeron, te mos perdore fjale te kota, te mos e ngreje zerin dhe te mos sillet pa mend. Nese dikush e shan ose e sulmon agjeruesin, ai le t'i pergjigjet "Une agjeroj" (2 here). Per Ate ne duart e te cilit eshte shpirti i Muhamedit, fryma/era (e keqe) e gojės e atij qe agjeron eshte me mire para Allahut ne Diten e Ringjalljes sesa era e muskut. Ai qe agjeron eshte i lumtur dy here: njehere kur e ēel agjerimin, dhe te dyten here kur Zoti i tij do te jete i kenaqur me agjerimin e tij." (Transmetoi Ahmedi, Muslimi dhe An-Nasai.)
Transmetohet nga Sahl bin Sa'ad se Profeti (paqja dhe miresia e Zotit qofshin mbi te) tha:
"Parajsa ka nje hyrje te quajtur AR-RAJAN, e cila eshte rezervuar vecanerisht per agjeruesit. Ne Diten e Gjykimit ata do thirren te kalojne ne kete hyrje e do mbyllet pas tyre e askush tjeter nuk do lejohet te hyje".
Si tė Agjeroj?
Obligimi Fetar
Agjerimi eshte nje nga pese shtyllat e Islamit. Eshte nje akt qe tregon bindje dhe devocion ndaj urdhrave te Allahut, qe kryhet me nje shkalle te madhe perkushtimi, sinqeriteti dhe plotbesimi duke kerkuar meshiren e Allahut e keshtu t'i falen gabimet, gjynahet dhe te ruhet nga denimi i Zotit.
Agjerimi eshte shprehje e dashurise se thelle per Zotin, e bere me devocion te paster, dedikim te sinqerte per te qene sa me afer Allahut, sepse Agjerimi eshte vetem per Allahun dhe asnje tjeter.
Agjerimi i muajit te Ramazanit eshte obligim per ēdo Musliman te rritur qe eshte i afte dhe pa te meta mendore.
Kur te Agjeroj?
Agjerimi ne Islam nenkupton abstenimin/shmangien nga tre nevoja fizike baze te njeriut - abstenim nga te ngrenet, te piret dhe nga marredheniet intime bashkeshortore - nga agimi (perafersisht nje ore e gjysem para se te linde Dielli) deri ne perendim te Diellit pergjate gjithe muajit te Ramazanit.
Kush perjashtohet nga Agjerimi?
Femijet nen moshen e pubertetit dhe qe ende nuk jane ne gjendje per te marre vendime.
Ata qe kane probleme mendore (qe nuk jane pergjegjes per veprimet e tyre).
(Njeriu qe ben pjese ne nje nga dy kategorite e siperpermendura perjashtohet nga detyrimi i te agjeruarit dhe nuk ka nevoje per asnje kompensim apo zevendesim.)
Ai/ajo qe eshte shume i moshuar dhe i dobet per te perballuar agjerimin. POR keta duhet t'i ofrojne ushqimin ditor te pakten nje Muslimani nevojtar (te varfer) ose t'i jape vleren e ushqimit ne dore.
Njeriu i semure, shendeti i te cilit do ndikohet rende nga agjerimi. Te tillet mund ta shtyjne agjerimin, gjate kohes qe vazhdojne te jene ne ate gjendje, dhe i plotesojne pastaj ditet qe nuk kane agjeruar: nje dite per nje dite.
Udhetari, i cili mund te ndeshet me shume veshtiresira te renda gjate rruges, mund ta nderprese perkohesisht agjerimin dhe t'i plotesoje ditet me vone: nje dite per nje dite.
Grate shtatzane dhe ato qe jane duke ushqyer femijen me gji mund te mos agjerojne, nese agjerimi ka te ngjare te rrezikoje shendetin e tyre apo te femijes. POR edhe ato duhet t'i plotesojne ditet e humbura: nje dite per nje dite.
Gruaja me menstruacione (perioda), dhe t'i plotesojne ditet e humbura me vone: nje dite per nje dite.
Nijeti ose Qellimi i Agjerimit
Nijeti ne mbajtjen e agjerimit eshte shume themelor (waxhib). Nijeti duhet bere perdite, e preferuar eshte te behet para kohes se agimit ēdo dite agjerimi ne Ramazan. Nese dikush harron ta shprehe nijetin para agimit, lejohet ta beje ate (dmth ta shprehe nijetin) para mesdites, keshtu qe agjerimi t'i quhet i vlefshem.
Fjalet me te cilat mund te shpreht nijeti jane: "Une kam bere nijet te mbaj agjerimin per sot."
Syfyri
Syfyri eshte nje ushqim i lehte para agimit. Rekomandohet te kryhet se ka begati e bekime prej Allahut, por nuk eshte themelore per agjerimin. Te ngrenet edhe te piret duhet tė ndrepritet te pakten 5 ose 10 minuta para agimit.
Iftari
Iftari, fjale e gjuhes arabe, nenkupton ēeljen / nderprerjen e agjerimit menjehere pa perendimit te Diellit. Zakonisht Muslimanet e bejne Iftarin me hurma arabije ose embelsira te tjera shoqeruar me uje, leng frutash ose qumesht.
Para se te hame Iftarin thuhet kjo dua/lutje:
"O Allah! Agjerova sot vetem per Ty dhe po e ēel agjerimin me ushqimin qe me ke bekuar Ti. Pranoje agjerimin tim."
Ēfare e prish Agjerimin?
Te kryesh me qellim te ngrenet, te piret, marrja e ilaēeve ose te piret e duhanit gjate agjerimit.
Te marresh injeksione me vlera ushqyese.
Fillimi i menstuacionit tek grate (sikur edhe ne momentin e fundit para perendimit te Diellit).
Nese ndodh ndonje nga veprimet e mesiperme agjerimi prishet dhe personi duhet t'i plotesoje ditet. POR nqs personi e prish agjerimin pse kryen marredhenie intime bashkeshortore gjate kohes qe duhet te agjeroje, ai/ajo jo vetem qe duhet te plotesojne diten por ka edhe penallti per kete veprim.
Ēfare nuk e prish Agjerimin?
Te ngrenet apo te piret pa dashje (gabimisht), duke harruar se po agjeron.
Te vjellurit pa qellim.
Gėlltitja e gjerave qe nuk mund t'i menjanosh si peshtymen, tymin e rruges, etj.
Larja e dhembeve.
Berja e banjos: nese uji gelltitet pa dashje, agjerimi nuk prishet. Por berja e gargares gjate agjerimit duhet te menjanohet.
Injeksionet qe jane vetem te karakterit medicinal e jo ushqimor.
Ne raste te veēanta, kur do ta provosh ushqimin (psh. gruaja duke gatuar) e fut pak ushqim ne goje sa per ta provuar sjihen ose per kripe psh por pa e lene ushqimin te depertoje ne fyt.
Penalltia per prishjen me dije te agjerimit
Nese dikush e prish me qellim agjerimin, gjate kohes qe duhet te agjeroje, denimi eshte qe ose te liroje nje skllav, ose te agjeroje 60 dite rresht, ose te shpenzoje per bamiresi aq sa do duhej per te ushqyer 60 persona. Nese ai qe ka vendosur te agjeroje 60 ditet e nderpret agjerimin per ēfaredo arsyer (perveē menstruacionit tek grate), duhet te filloje ciklin e 60 diteve te agjerimit nga fillimi.
Namazi i Tarauisė
Ky eshte namaz i veēante synet qe kryhet gjate muajit te Ramazanit, pas namazit te Jacise. Mund te zgjase nga 8 deri ne 20 rekate.
Leiletul-Kadr
Nje nga netet me te veēanta gjate muajit te Ramazanit eshte nata e Kadrit te ciles i kushtohet surja 97 ne Kur'an. Per nga vlera dhe rendesia ajo eshte me e mire se 1000 muaj (Kur'an, 97:3). Ne kete nate filloi shpallja e Kuranit per njerezimin. I derguari i Allahut, Muhamedi alejhi selam, na ka keshilluar te kerkojme kete nate ne netet tek gjate 10 neteve te fundit te Ramazanit. Kjo nate kalohet me ibadet/adhurim, kerkim faljeje dhe duke lexuar Kur'an nga shume Muslimane.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.dollogozhda.eu
 
Ne prag te ramazanit 2007 ne Dollogozhde
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ne Prag Te Fiter Bajramit
» Kush jan udheheqsit e fsh.Dollogozhde?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Diskutime :: Arkivi I artikujve tė mėparshėm-
Kėrce tek: