Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Dasmat nė Dollogozhdė

Shko poshtė 
3 posters
AutoriMesazh
ArGeN--t
Admin
Admin



Numri i postimeve : 859
Age : 34
Vendodhja : Dollogozhdė
Registration date : 02/12/2006

Dasmat nė Dollogozhdė Empty
MesazhTitulli: Dasmat nė Dollogozhdė   Dasmat nė Dollogozhdė Icon_minitimeThu Apr 26, 2007 6:12 pm

Njėra nga traditat mė tė lashta tė kombit qė ėshtė ruajtur me xhelozi dhe besnikėri nė Dollogozhdė janė dasmat. Kjo tradit e bukur qė bėnė pjesė nė grupin e kėngėve familjare pėr tė cilėn dollogozhdarėt janė tė njohur pėr ruajtjen autoktonike tė saj nga ceremonija e fejesės deri te ajo e martesės. Ėshtė normale se me ndryshimin e kushteve, me ndryshimin e gjendjes ekonomike edhe kjo tradite ka pėsuar ndryshime, por ajo qė ėshtė qenėsore (thellbėsore), ėshtė ruajtur.

Duke u nisur prej kohėrave mė tė vjetra e deri mė sot ka pasur shumė ndryshime nė organizimin e dasmave.
Dasmat pėr kohezgjatje mund ti ndajme nė 3 grupe:

Dasmat qė bėheshin para gjysėm shekulli dhe zgjatnin 8 ditė, fillonin dhe mbaronin ditėn e enjte.
Dasmat qė bėheshin para 20 e mė shumė viteve zgjatnin 4 ditė, te cilat fillonin ditėn e hėnė dhe mbaronin tė enjten.
Dasmat qė bėhen sot zgjasin vetėm 1 ose 2 ditė.
Ditėt e fillimit dhe mbarimit tė dasmave nuk caktohen. Dasmat bėhen pėr njė ditė, fillojn nė mėngjez dhe mbarojn nė mbrėmje.

Mė parė dasmat janė bėrė nė stinėn e dimrit, kurse tani bėhen nė stinėn e verės pėr shkak tė ardhjes sė gurbetqarėve.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.dollogozhda.eu
ArGeN--t
Admin
Admin



Numri i postimeve : 859
Age : 34
Vendodhja : Dollogozhdė
Registration date : 02/12/2006

Dasmat nė Dollogozhdė Empty
MesazhTitulli: Re: Dasmat nė Dollogozhdė   Dasmat nė Dollogozhdė Icon_minitimeThu Apr 26, 2007 6:14 pm

Dasma te dhėndėrri
Dasma fillon me ēuarjen e bojės. Bojali caktoheshin 3 vetė nga mė tė afėrmit e familjes sė dhėndrrit, tė cilėt ne tre kuaj e me pase me qerre kali apo arab dhe tani me veture, shkonin ose shkojnė te shtepia e nuses me njė arkė, ku e ēonin bojėn dhe dhuratat tjera pėr nusen dhe tė afėrmit e tjerė tė familjes sė saj. Bojalitė nė mėngjez ēojn peshqeshe pėr nusen, peshqeshe pėr tė afėrmit e nuses, kanė ėmbelsira tė ndryshme, rrush tė thatė, elbebia dhe dikund gėshtenja tė ziera.

Kur kthehen bojalitė nė shtėpin e dhėndrrit fillon shtypja e grurit dhe fillonin njerėzit e afėrt tė pėrgatisin drekėn dhe mė pas pergatitjen pėr marrjen e nuses dhe pergatitje tė ndryshme qė do tė ceken me vonė... Ditėn e dasmės vinė edhe lodrat(daullet)dhe pizgat. Luhej valle rruhej dhėndrri dhe atėherė nisen krushqit pėr marrjen e nuses. Edhe te shtėpia e nuses luhej valle por kėtu pėrparsi kishin burrat nga ana e nuses dhe pas njė ore e merrshin nusen me kėngė dhe niseshin krushqit pėr nė shtėpin e dhėndrrit. Nusja hynte nė qerre e fundit. E afronin njerėzit e afėrt tė shtėpisė sė saj. Rregullisht pas qerres shkonte njė krushk i hypur nė kal i cili quhej "pas qerres". Kur nusja arrinte nė shtėpin e dhėndrrit kryhej ceremonia me ibrikun, oxhakun, maxhen dhe bukėn. Kur nusja hynte ne ajat dhėndrri i hidhte sheqerka nė fytyre. Mė nė fund nusja nxirrej para krushkave.

Ky rit pėrdoret edhe sot nė dasma nė Dollogozhdė. Vlen tė pėrmendet edhe ajo, se mė parė dasmat i kanė bėrė edhe me tė grishur, kur i zoti i dasmės i thirrte disa ditė para dasmorėt dhe i lajmėronte se dasmėn do ta bėj me tė grishur. Dasmorėt si dhurat sillnin nga njė dash dhe merrnin me vete diku edhe 10 vetė tė tjerė. Tė grishurit priteshin dhe pėrcilleshin me lodra, tė cilėt nė dasėm rrishin njė natė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.dollogozhda.eu
ArGeN--t
Admin
Admin



Numri i postimeve : 859
Age : 34
Vendodhja : Dollogozhdė
Registration date : 02/12/2006

Dasmat nė Dollogozhdė Empty
MesazhTitulli: Re: Dasmat nė Dollogozhdė   Dasmat nė Dollogozhdė Icon_minitimeThu Apr 26, 2007 6:14 pm

Dasma te nusja
Si iknin bojalitė, nuses i vendohej boja. Me kėtė rast bėhet njė rit me vajzat e rritura, cilat nuk lejojnė qė nuses, shoqes sė tyre, t'i vendohet kana. Mė pasė ato dakordohen dhe nuses i bėhen ceremonit e bojės, dhe me pas e veshin nusen me fustan tė bardh. Ne ditėn e dasmės caktohen 2 gra ne fillim pėr pregaditjen e drekės dhe darkės, edhe te nusja edhe te dėendrri tė cilat i qujam MAXHENICA. Posaēėirsht caktohen edhe sherbyesit, tė cilėt te ftuarve u japin ujė, llokum, cigare, ushqim dhe kujdesen pėr zjarrin. Gjithashtu caktohej edhe KRYETARI I DASMĖS i cili ėshtė i afėrm i zotit tė dasmės.

Vallet qe luheshin me lodra dhe pizga me te njohurjane: "VALLJA E BABĖS", "Ēollakja", "Koxhikja", "Toskarēja", "Vranishtja", etj. Pasi kryhej ceremonija e darkes se dhendrrit kryhej ceremonia e mbylljes se dhendrrit, aty pervec njerezve te aferm te dhendrrit merrnin pjese dhe shoket e tij dhe imami i fshatit. Pas kryerjes se ritit fetar dhenderri ja merrte doren babes, imamit dhe me te vjeterve dhe nisej pėr te nusja, ne ate moment me te rinjte i binin me shuplaka shpines. Jashte fillonte rrahja e daulleve dhe e pizges dhe ne ato momente ndizej zjarr me teshat e zotit dhe zonjes se dasmes. Diten e neserme pa lere dielli fillonte riti i ngritjes se dhendrrit i veshun me tesha te reja zbret dhe e luante vallen e fundit te dhenderrise. Pas pushimit te daulleve dhe pizgave perfundon dasma.

Me ndryshimin e kohrave ndryshuan dhe menyrat e organizimit tė dasmave nė Dollogozhdė. Por ritet dhe ceremonit e lartėpermendura origjinale janė tė ruajtura edhe sot. Nė ditėt e sotme lodrat dhe pizgat merren vetėm deri nė momentin e ardhjes sė nuses nė shtėpin e dhėndrrit, ndėrsa prej momentit tė ardhjes sė nuses nė shtėpin e dhėndrrit fillon ahengu me orkestrinė dhe kėngetar tė shquar. Nė ditėt e sotme dasmat organizohen edhe nė restorante.

Ushqimi nė ditėt e dasmes ka qenė: jania, baklava dhe pilavi me vone ėshtė pėrdorė hallva qė e pėrgadiste akshiu, kurse tash pėrdoret allva e bardhe e fabrikuar, ndersa jania ėshtė zėvendesuar me ushqime tė llojllojshme qė pregatiten nėpėr kuzhinat e restoranteve

Matrial i Marrur Nga Libri "Dollogozhda Ne Bote Ne Vete" Me Autor Mustafa Useini
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.dollogozhda.eu
dona




Numri i postimeve : 69
Registration date : 06/01/2008

Dasmat nė Dollogozhdė Empty
MesazhTitulli: Re: Dasmat nė Dollogozhdė   Dasmat nė Dollogozhdė Icon_minitimeSun Jan 20, 2008 11:51 pm

uau sa dasmat e mira poj bojshit breh!kisha pas deshir shum qe tjem prezente ne ni dasum ne DOLLOGOZHDE...........
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
dollogozhda_girl

dollogozhda_girl


Numri i postimeve : 112
Registration date : 04/12/2006

Dasmat nė Dollogozhdė Empty
MesazhTitulli: Re: Dasmat nė Dollogozhdė   Dasmat nė Dollogozhdė Icon_minitimeMon Jan 21, 2008 12:34 am

dona shkruajti:
uau sa dasmat e mira poj bojshit breh!kisha pas deshir shum qe tjem prezente ne ni dasum ne DOLLOGOZHDE...........

Kur te matohem un do te te bej nje ftes hehe
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
dona




Numri i postimeve : 69
Registration date : 06/01/2008

Dasmat nė Dollogozhdė Empty
MesazhTitulli: Re: Dasmat nė Dollogozhdė   Dasmat nė Dollogozhdė Icon_minitimeTue Jan 22, 2008 11:12 pm

A DO ME THIRRESH MUA?SESHUM JAM BER MERAK NE ATO DASMAT E JUAJA .HAHAHAH
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
dollogozhda_girl

dollogozhda_girl


Numri i postimeve : 112
Registration date : 04/12/2006

Dasmat nė Dollogozhdė Empty
MesazhTitulli: Re: Dasmat nė Dollogozhdė   Dasmat nė Dollogozhdė Icon_minitimeThu Jan 24, 2008 9:12 pm

dona shkruajti:
A DO ME THIRRESH MUA?SESHUM JAM BER MERAK NE ATO DASMAT E JUAJA .HAHAHAH

Pse mos hajde ti
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content





Dasmat nė Dollogozhdė Empty
MesazhTitulli: Re: Dasmat nė Dollogozhdė   Dasmat nė Dollogozhdė Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Dasmat nė Dollogozhdė
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Dua te Kthehem ne Dollogozhde per......
» Gurbeti Ne Dollogozhde
» Rrapi Ne Dollogozhde

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Diskutime :: Gjithcka Per Dollogozhden-
Kėrce tek: