Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Ekonomia

Shko poshtė 
AutoriMesazh
ArGeN--t
Admin
Admin



Numri i postimeve : 859
Age : 34
Vendodhja : Dollogozhdė
Registration date : 02/12/2006

Ekonomia Empty
MesazhTitulli: Ekonomia   Ekonomia Icon_minitimeThu Apr 26, 2007 6:10 pm

Bujqsia ka qenė, ėshtė dhe siē duket, derisa te arrihet zhvillimi ekonomik i Komunės tonė, do tė mbetet si degė kryesore e zhvillimit edhe pėr banorėt e Dollogozhdės. Duhet tė konstatoj se prej bujqsisė ėshtė ruajtur familja. Mė parė toka ėshtė punuar me mjete primitive, me parmendė dhe me qe. Gati ēdo familje e ka pasur parmendėn, pllugun, zgjedhėn, etj. Ėshtė kultivuar gruri, elbi, thekrat, vardari. Drithėrat janė mbjellė zakonisht para Shėn Mitrit. Pjesa perendimore e tokės sidomos "Kuqlinat" janė mbjellur njė herė nė 2 vite, kurse pjesa tjetėr, "Shavarushtet", "Skripsat", "Nder Krasta" janė mbjellur njė vit misėr ose kulture tjetėr dhe njė vit drithra.

Misri, grosha, duhani, specat, domatet mbilleshin mbas "Shėn Gjergjit". Tė korrat vishin zakonisht pas 15 korrikut. Me rritjen e numrit te banorėve rriteshin edhe nevojat pėr shtimin e prodhimtarisė, prandaj dollogozhdarėt ne vitin 1968/69, bėnė tentim pėr ndertim tė ujėsjellėsit dhe ndėrtuan vijen e ujit nėpėr krastė dhe nxorrėn ujin prej Zhepini nė fund tė fshatit, pėr ta ujitur fushėn. Kjo ka qenė koha kur nė Dollogozhdė kultivohej me tė madhe duhani. Kjo vijė ka funksinuar nja 2 vite. Nė vitin 1976/77 e bė tentim tjetėr qė tė ndėrtohet njė sistem tjetėr pėr vaditje. Por me gjithė mundim e dhėnė dhe mjetet finaciare edhe ky sistem punoi disa vite dhe nuk funksionoi mė tutje. Siē duket pompat u montuan gabim dhe gypat edhe sot e kėsaj dite ngelėn nė tokė, kurse pompat mė shumė se dhjetė vite nuk punojnė.

Nė pjesėn perendimore, pra ku ėshtė toka e kuqe, rriten me sukses hardhia, dhe ka disa familje qė kanė vreshta. Pemtaria ėshtė mė pak e zhvilluar, por nė oborre tė shtėpive mund tė shihen pemė tė llojllojshme. Blegtoria mė parė ka qenė shumė e zhvilluar. Popullata ėshtė marrė me rritjen e kafshėve shtepiake, qė janė perdorė pėr punė, pėr prodhimin e qumshtit dhe pėr sigurimin e mishit. Disa familje kanė pasė kope delesh tė cilat gjatė verės i kanė ruajtur nėpėr stane.

Ėshtė me rėndėsi tė pėrmendet periudha pas vitit 1960, kur nė fushėn e Dollogozhdės prodhoheshin speca te kualitetit tė lartė. Gjithashtu edhe duhani ishte me kualitet tė lartė. Por pėr shkak tė mungesės tė ujit pėr vaditje, kultivimin i kėtyre kulturave ka rėnė krejtėsisht. Tani fusha mbillet me jonxhe dhe drithra.

Fusha me pozitėn e saj dhe mikroklimėn do tė japė pėrseri rendimente tė mira. Familjet mė tė njohura qė kanė prodhuar prodhime tė ndryshme bujqsore nė tė kaluarėn kanė qenė shumė, prandaj nuk do ti pėrmendim nė veēanti.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.dollogozhda.eu
 
Ekonomia
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Diskutime :: Gjithcka Per Dollogozhden-
Kėrce tek: