Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Pergatitje per diten e flamurit 28 Nentor

Shko poshtė 
AutoriMesazh
ArGeN--t
Admin
Admin



Numri i postimeve : 859
Age : 33
Vendodhja : Dollogozhdė
Registration date : 02/12/2006

Pergatitje per diten e flamurit 28 Nentor Empty
MesazhTitulli: Pergatitje per diten e flamurit 28 Nentor   Pergatitje per diten e flamurit 28 Nentor Icon_minitimeWed Nov 26, 2008 8:46 pm

Edhe pse sot eshte dita e tret e greves se pergjithshme te punetoreve ne arsim ne Maqedoni prap se prap ne SHF "Nuri Mazari'-Dollogozhde nuk ndalohen pergatitjet per ta festuar Diten e pavarsises se Shqiperise 28 Nentorin.
Pregatitjet po marrin dhe fund dhe pritet prova gjenerale e programit ku jane parashikuar FJalim nga drejtori dhe disa veterane, keng nga kori i shkolles, Poezi , referat kushtuar 28 nentorit dhe nje valle e interpretuar nga SHKA "Besa" me motive patriotike.

Dita e Flamurit


Dita e Flamurit ėshtė kryefesta kombėtare e shqiptarėve, dita e shpalljes sė pavarėsisė sė kombit shqiptar, mė 28 Nėntor 1912. Si e tillė, ajo pėrkujtohet kudo ku janė shqiptarėt, si nė trojet etnike, si nėpėr bashkėsitė e diasporės. Nuk ka njė ditė si kjo qė tė bashkojė shqiptarėt; tė tjera pėrkujtimore shtetėrore, fetare, botėrore apo vendore, nuk kanė tė njėjtėn jehonė.

Kjo ditė pėrmban njė simbolikė tė veēantė pėr kombin shqiptar. Sikurse dihet, data 28 Nėntor nuk u zgjodh rastėsisht. Nė ato ditė tė ftohta e tė errėta tė fundnėntorit tė vitit 1912, kur Perandoria Osmane kishte pėsuar disfatė dhe ushtritė e aleancės ballkanike po marshonin nėpėr tokat shqiptare, si nėpėr njė tokė armike, duke plaēkitur, djegur e masakruar, nė mesin e delegatėve qė po mblidheshin nė Vlorė, po qarkullonte ideja e shpalljes sė pavarėsisė pikėrisht ditėn e njėzet e tetė tė muajit. Gati pesėqind vjet mė parė nė kėtė datė, Skėnderbeu kishte ngritur flamurin e principatės sė tij nė Krujė, duke shėnuar fillimin e kryengritjes gjėmėmadhe kundėr Perandorisė Osmane.

Fakti se kryengritja nė planin historik kishte qenė njė dėshtim, sepse kryqėzata kundėrosmane e mbretėrive evropiane nuk u realizua dhe principata nuk i mbijetoi vdekjes sė e tij, nuk kishte dhe aq rėndėsi mė 1912. Pėr njė sėrė faktorėsh, episodi i shkurtėr historik i kryengritjes skėnderbejane ishte pėrzgjedhur pothuaj njėzėri nga rilindėsit pėr tė funksionuar si kryemit kombėtar i shqiptarėve.

Sė pari, Skėnderbeu nė Kuvendin e Lezhės mblodhi njė pjesė tė mirė tė princave shqiptarė tė kohės dhe ndikimi i Besėlidhjes u shtri edhe nė trevat shqiptare tė pa pėrfaqėsuara nė Kuvend. Edhe mbledhja pėr shpalljen e pavarėsisė mė 1912 risillte nė jetė atė kuvend, Kuvendin e Prizrenit mė 1878 dhe kuvende tė tjera tė shqiptarėve. Periudha e Skėnderbeut u kujtonte shqiptarėve ekzistencėn e shtetit mesjetar dhe miti i tij shėrbente si kordon jetėdhėnės, qė niste nga mitra e mesjetės e mbėrrinte nė lindjen e shtetit shqiptar nė shek. XX. Vetė Skėnderbeu nė kohėn e tij shqiptarėve u kujtonte se ishte trashėgimtar i Balshajve dhe princit tė Tarantos i shkruante se nė Itali po zbarkonte pėr tė pėrsėritur lavdinė e Pirros sė Epirit. Kėshtu miti i Skėnderbeut ishte urė lidhėse e shqiptarėve nė shek. XX me tė tjera epoka tė lavdishme historike qė mund t‘i frymėzonin nė vitin e vėshtirė 1912.

Sė dyti, Skėnderbeu, i mbėshtetur thuajse krejtėsisht nė forcat e veta, i kishte bėrė ballė fuqisė mė tė madhe ushtarake tė kohės dhe tani qė perandoria ishte mposhtur pėrballė aleancės ballkanike, Kuvendi i Vlorės kishte shpresė se edhe kėtyre tė fundit, shqiptarėt mund t‘u qėndronin. Sikurse feniksi, Shqipėria do tė ringjallej nga mesi i luftės ballkanike! Sė katėrti, Skėnderbeu ishte shpallur nė kohėn e tij si mbrojtės i Evropės dhe me simbolikėn e shpalljes sė pavarėsisė nė atė datė, Ismail Qemali me shokėt e tij shpresonin tė tėrhiqnin vėmendjen e diplomacisė sė fuqive tė mėdha te fati i shqiptarėve. Nė njėfarė mėnyre, ata prisnin qė Evropa t‘ua kthente borxhin qė u kishte shqiptarėve, kėtu e pesėqind vjet mė parė.

Rrjedhėn e historisė tė gjithė e dimė. Kuvendi i Vlorės shpėtoi atė qė mund tė shpėtohej. Shteti shqiptar u krijua si njė kompromis i pėrkohshėm: me t‘u krijuar rrethanat e favorshme, shqiptarėt shpresonin se trojet e tjera do t‘i bashkėngjiteshin atij, kurse armiqtė e tyre shpresonin ta zhbėnin nga harta e Evropės. Megjithatė, mistika e datės sė 28 Nėntorit 1912 mbeti e fuqishme te shqiptarėt kudo ku ndodheshin. Ajo kremtohej si ēasti i decizionizmit i kombit shqiptar, si ēasti kur nga kaosi i krijuar pas shembjes sė rendit perandorak, shqiptarėt, tė frymėzuar nga kujtesa historike e Skėnderbeut, kryen aktin sovran tė themelimit tė rendit tė ri, atė tė shtetit tė tyre kombėtar. Paēka se mė shumė se gjysma e territorit tė atdheut mbetej jashtė shtetit, ishte hedhur hapi vendimtar pėr vetėvendosjen e shqiptarėve dhe ishte hapur rruga e bashkimit kombėtar nė tė ardhmen. Dita e 28 Nėntorit 1912 pėr shumė kohė ėshtė festuar fshehurazi nga shqiptarėt jashtė Shqipėrisė, nė pritje tė ditės kur do tė mund ta festonin hapur, tė gjithė sė bashku.

A ka ardhur kjo ditė? Pėr fat tė keq ende jo. Nė Shqipėri, prej shumė vitesh, edhe mė parė se nė Kosovė, 28 Nėntori po kthehet pak a shumė si "Dita e kujtesės etnike". Ėshtė e vėrtetė qė nėpunėsit dhe nxėnėsit e shkollave e bėjnė pushim, televizionet shfaqin filmin "Nėntori i Dytė", politikanėt mbajnė fjalime nė sheshet e Tiranės dhe Vlorės, por ndėr to, kėsaj diēka i humbet, diēka tepėr e vogėl nė dukje, por thelbėsore: kumti pėr bashkimin kombėtar. Nė kėtė ditė dėgjojmė tė thuhet se jemi njė komb, por me kėtė nėnkuptohet qė kemi njė prejardhje, kulturė, gjuhė e histori tė pėrbashkėt, por nuk e thonė qė edhe tė ardhmen duhet ta kemi tė pėrbashkėt. Mė falni, e thonė, por nė trajtėn "nė tė ardhmen e pėrbashkėt nė Bashkimin Evropian", qė do tė thotė se kufijtė shtetėrorė qė kalojnė pėrmes trojeve etnike do t‘i forcojmė dhe ruajmė vetė ne.
Si pėr tė dobėsuar mistikėn pėrbashkuese tė kėsaj dite, disa politikanė nė Shqipėri kryejnė homazhe nė Varrezat e Dėshmorėve tė Luftės sė Dytė Botėrore, pėr inatin e disa politikanėve tė tjerė qė do t‘i kryejnė tė nesėrmen. Populli i Shqipėrisė duhet qė ta rimarrė kėtė ditė pėrkujtimore nga duart e politikės dhe ta kthejė nė kremtimin e qenies sė tij, pjesė e kombit shqiptar. Gjithashtu Kosova ka rastin e kėsaj dite qė me anė tė manifestimeve popullore t‘u tregojė Serbisė, ban-ki-munėve dhe ahtisarėve ndėrkombėtarė, si edhe politikanėve shqiptarė negociatorė me armikun, qė nuk mund tė pranojė qė tė vazhdojė tė dhunohet mė sovraniteti i popullit. Yjet e bardhė nuk do ta zėvendėsojnė pėr njė kohė tė gjatė shqiponjėn, sikurse nuk mundi t‘i qėndronte gjatė mbi kryet ylli i kuq. Nė IRJM (ish-Republika Jugosllave e Maqedonisė) dhe Malin e Zi, mistika kombėtare e kėsaj dite shėrbeftė si njė trysni mbi partitė politike tė shqiptarėve! Sė fundi, njė urim i veēantė pėr shqiptarėt nė Luginėn e Preshevės, qė nuk lejohen ta kremtojnė hapur dhe pėr ata tė pėrzėnė nga Ēamėria, qė edhe kėtė vit do ta kremtojnė larg tokave dhe shtėpive tė tyre: Gėzuar Festėn e Flamurit!

Shkruan: Gazeta Shqip
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.dollogozhda.eu
 
Pergatitje per diten e flamurit 28 Nentor
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Diskutime :: Arkivi I artikujve tė mėparshėm-
Kėrce tek: