Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 parodi

Shko poshtė 
AutoriMesazh
shaban cakolli




Numri i postimeve : 101
Registration date : 25/04/2008

parodi Empty
MesazhTitulli: parodi   parodi Icon_minitimeSun Aug 31, 2008 7:35 pm

KĖNGA E MIXHĖS KEK-sė

Oh, more mixha KEK-sė, ty, t’ shitoftė zana –
Fort ryshfetin po ta ka ana!
Eh! Oh!
Nėnė, moj loke, oj !

Oh, more mixha KEK-sė, ty, t’ shitoftė shita –
Qysh s’ e dite ēka asht drita?!
Eh! Oh!
Nėnė, moj loke, oj!

Oh, more mixha KEK-sė, ti, more tmerr –
Qe nėntė vjet na le nė terr !?
Eh, Oh!
Nėnė, moj loke, oj!

Oh, more mixha KEK-sė, ti, ēka kujtove –
Trutė e kresė , ti na i shkatėrrove?!
Eh! Oh!
Nėnė, moj loke, oj!

Oh, more mixha KEK-sė, ty, tė lėshoftė toka –
Sa shumė herė po t’ bien kėta blloka !?
Eh ! Oh !
Nėnė , moj loke , oj !

Oh, more mixha KEK-sė, tė marrtė vullkani –
Sa shumė herė po t’ rrjedh kazani ?!
Eh ! Oh !
Nėnė, moj loke, oj!

Oh, more mixha KEK-sė, tu shpoftė kazani –
Sidomos n’ muaj Ramazani ?!
Eh ! Oh !
Nėnė, moj loke, oj!

Oh, more mixha KEK-sė, ti more sherr –
A luftuam pėr me ndejė n’ terr ?!
Eh ! Oh !
Nėnė, moj loke , oj !

Gjilan, mė 31 Gusht 2008. Demir KRASNIQI
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
shaban cakolli




Numri i postimeve : 101
Registration date : 25/04/2008

parodi Empty
MesazhTitulli: Re: parodi   parodi Icon_minitimeWed Sep 24, 2008 12:23 pm

Prej se u linda dhe u rrita -
Njė refren dėgjoj ēdo dita!...
M' iriton, mė neveritė,
Mė shpon zemrėn dhe mushkėritė!...

Njeri t' mirė - mbi tokė nuk lėnė -
Ky nuk bėn - ai nuk bėn!
Ky i keq - ai i marrė,
Ky spiun - ai tradhtarė!...

Kėtė refren, qė ėshtė bėrė "modė" -
E dėgjoj n' zyrė, n' rrugė e n' odė...
Pėrgojohen t' gjithė me rend -
Qė nga lagjėja, deri n' Kuvend!...

Ky refren kudo jehon -
Ky nuk di - ai s' meriton!
Ky kopuk - ai ėshtė hajduk,
T' gjithė luftojnė veē pėr kolltuk!...

Dal e rri n' kafeteri -
Ku bėrlykėn pleqė e t' rinjė!
S' mbetet kush pa u marrė pėr gojė,
Pėr kėtė punė kem' shumė pėrvojė!

As nė shkencė, as n' histori -
S' mbet i mirė plak, as i ri!...
Duke pirė ēaj, kafe, raki -
Mė t' mirėt mbetėm:UNĖ dhe TI!

2. MOS RRI ME KĖTE - MOS RRI ME ATE!

Janė do burra kėtu ndėr ne,
Qė s' duan komb, nuk duan Atdhe,
S' njohin Zot, as s' njohin fe,
S' dijnė pse rrojnė, as pse kanė le!?...

S' kanė taman pėr veti mend -
Dijnė pėr t' mėsuar tjetėr kend!
Pėrēajnė njerėz, kėtu e atje -
Mos rri me kėte, mos rri me ate!

S' e duan motrėn, s' e duan vėllaun -
Vet-vetit po ia thejnė krahun!
Nuk duan shokė, as nuk duan miqė,
Nuk duan farė, as nuk duan fis!

Edhe tokės i bėjnė hata -
Ma marri pėr burrė a ka?
T' thejnė me djalė, tė thejnė me vėlla -
Mos rri me ata, mos fol me kėta!...

More i mjerė, o fytyrėmarruar,
A ti do dikė pėr t' mėsuar -
Me kėnd flet e me kėnd t' rrijnė,
Me kend t' hajnė e me kėnd t' pijnė?!

Merre veten me tė mirė -
Pėshurru n' tokė - kqyru n' pasqyrė!
Mos jeto me gajle t' huaja,
Se bien n' dergjė e tė kapė sėmundja!...

Demir KRASNIQI
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
shaban cakolli




Numri i postimeve : 101
Registration date : 25/04/2008

parodi Empty
MesazhTitulli: Re: parodi   parodi Icon_minitimeFri Sep 26, 2008 9:22 pm

OJ DADA SALĖ

Refreni pėrcjellės:

Ah, tjarana, tjarana, na,
Tjarana, tjarana, tjarana, na!
Ah, dibidup, dibidup, dup,
Dibidup, dibidup, dibidup, dup!

Oj, dada Salė, oj dada Rabi-e,
O, hajde t' shkojmė nėpėr Arabi-e!
Oh,merre Havėn dhe dadėn Selvet-e,
Oh, ndoshta e njohin Kosovėn, si shtet-e!
Refreni: Ah, tjarana,tjarana,na...etj.

Oj, dada Salė, merre dhe Arzinė,
Oh, do t' lobojmė ne, oh, pėr Pavarėsinė!
Oh, kur ta shohin Havėn dhe Selvetin,
Oh,do t' na njohin, ne, sovranitetin!
Refreni: Ah, tjarana,tjarana, na...etj.

Oh, ndoshta skuqen, pėr hatėr t' Sevdis-e,
Oh, s' ja mbarojnė, oh, qejfin Sėrbis-e !
Oh, ndoshta skuqen, pėr hatėr t' Dudis-e,
Oh, s' ja mbarojnė, oh, qejfin Rusis-e!
Refreni: Ah, tjarana, tjarana, na...etj.

Oj, dada Salė, pashė agėn Jakup-e,
O, hajde t' shkojmė s' bashku deri n' Shkup-e!
Oh, ndoshta skuqen prej dadės Safet-e,
Oh, e na njohin Kosovėn, si shtet-e!
Refreni:Ah, tjarana,tjarana,na...etj.

Oj, dada Salė, oj dada Dilic-e,
O, hajde t' shkojmė ne, deri n' Podgoric-e!
Oh,shkojmė e rreshkemi gjithė verėn n' bregdet-e,
Oh, ndoshta e njohin Kosovėn, si shtet-e!
Refreni: Ah, tjarana, tjarana, na...etj.

Gjilan, mė 26.09.2008. Demir KRASNIQI
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
shaban cakolli




Numri i postimeve : 101
Registration date : 25/04/2008

parodi Empty
MesazhTitulli: Re: parodi   parodi Icon_minitimeThu Oct 02, 2008 9:36 pm

UNĖ DHE ĒIFTELIA

Ēifteli, moj , dru prej mani,
A po e sheh si erdh zamani?
Ndryshoi bota, ndėrroi insani,
Shihe , koha ēka na bani !

Erdhi surlja , erdh tupani –
Mua po m’ thonė :”Nuk po t’ banė zani!”
-Tash je plakė e t’ kanė ra dhėmbėt,
Askush ma s’ ti dėgjon kėngėt !...

-S’ t’i dėgjon kush, kangėt e trungut,
Kaloi koha e Ali Bungut!
Kaloi koha e “kangėve t’ forta”,
S’ do ma kush “kangė t’ kallamojta”!

-Kėngėve t’ vjetra u ka dalė boja,
S’ i do zemra, s’ i kėndon goja !
S’i do syri, s’i do veshi ,
Tash duamė kėngė, ku pėrzihet leshi !

-Nuk duamė “Shotėn – mashalla”,
Duamė “Ēyēeka” e “Tallava”!
Kėngė “ moderne” po donė bota –
Ku kėndon kėrthiza, ku kėndon botha!...

-Ēiftelisė i ka dalė moda,
Nuk ka vend ma nėpėr oda !
Nuk po duamė ma “cimilima”,
Pėr heronj e as pėr trima !...

-Cimilim, as giri – giu,
As e preu, e as e griu!...
Tash po kėndojmė n’ demokraci –
“Rok” e “Rep”, pornografi !...

N’ vend t’ ēiftelisė – sintisajzeri,
N’ vend t’ rapsodit – roker kuleri !
Nėpėr dasma e festivale –
Kėngė rrugaēėsh – kėngė banale!...

Haj, medet, moj ēifteli,
Ēka na gjet mua dhe ty!
S’ do me sy kush t’ na shikon,
As n’ muze, as nė pension!
Demir KRASNIQI
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
shaban cakolli




Numri i postimeve : 101
Registration date : 25/04/2008

parodi Empty
MesazhTitulli: Re: parodi   parodi Icon_minitimeThu Oct 02, 2008 9:37 pm

UNĖ E DUA LIZĖN

Kėnga e parė –

Oh, mori nan- e,
Diēka du’ me t’ than-e –
Nuk e du’ Kosovėn,
S’e du’ fakultetin,
Nuk e due Zizėn,
Se ma soll kiametin!
Por e dua Lizėn -
Qė ma bani vizėn!

Prej poteres s’ Zizės –
Ujk , mu ka ba shpija!
Se pėr sytė e Lizės –
M’ dogji dashuria !
Soll pėr hatėr t’ vizės –
Qė m’ nxori prej krizės !
Veē pėr sytė e Lizės –
Ia dhashė dysh, unė, Zizės !

Nėpėr klube t’ natės –
U njoha me Lizėn!
Pėr inati t’ babės –
Zoti ia ruajt kthizėn !
Nga meraku i vizės –
Pėr hatėr t’ devizės!
Pėr me dalė prej krizės –
Jam ba rob i Lizės !

Kėnga e dytė –

Moj nan-e, moj nan-e,
A po vjen nė Zvicėrr-e?
-Unė po vijė , po s’ kam me se,
S’ ka kush ma banė vizėn-e?!

Jam njoftu’ me Lizėn-e,
Ajo ta banė vizėn-e !
Liza na i banė vizat-e,
Zoti e ruejt nga mizat-e !


Po banė nana:”Haj medet,
Qysh bajmė darsėm nė gurbet?!”
-Hajt, moj nan-e, mos ki dert,
Na qet Liza n’ selamet !

Do t’ bajmė darsėm pėr merak –
Me gjermanė e me zezak!...
S’e harxhojna as nji rrogė,
Se me thasė, po bajna drogė!...

Hajde, nanė, e ruenaj thminė –
Ta banė Liza, garancinė!
Hajde, nanė, pėrkundna djepat –
T’ i ndreqė Liza, tana letrat !

-Kėnga e tretė-

Haj, shyqyr, moj, haj shyqyr –
Na ka dalė nana, azil !
S’ ka ma gėzim e ma shyhret,
Se me marrė nuse n’ gurbet !

Ka dalė nana, nė oborr –
Nusja e mirė, por synin qorr!
Po rrehė nana , me shuplakė –
Nusja e mirė, por koka plakė !

Vallėzon nana, me nji kambė –
Nusja e mirė, s’ i kish tre dhambė!
Po hanė nana, kikirika –
Nusja e mirė, por kish perika!

Po knon nana – zanin pushkė,
Nusja e mirė, po ish kanė vejushkė!
-Hajt, moj nan-e, mos ki gajle –
Liza e ka penzinė e madhe!...

-Kėnga e katėrt-

Kalle, kalle, ndiz fitilin –
Nanės tonė, ia dhanė azilin!
Nanės tonė, ia dhanė azilin,
Of, aman, aman, aman!



Kalle, kalle, qitja flakėn –
E lamė t’ renė, e morėm plakėn!
E lamė t’ renė, e morėm plakėn,
Of, aman, aman, aman!
Shote, moj, mashalla –
Plaka , moj, erdh te na !

Of, of, of, sa mirė ta bana –
Qi nuk t’ lash n’ Kosovė, te nana,
Qi nuk t’ lash n’ Kosovė, te nana,
Of, aman, aman, aman!

Edhe nana, e ka ditė –
Pėr gurbet, ty, qė t’ ka rritė,
Pėr gurbet, ty, qė t’ ka rritė,
Of, aman, aman, aman!
Shote, moj, mashalla –
Nana, moj, erdh te na!

S’ ka ma gėzim e ma shydet,
Se me e marrė nanėn, n’ gurbet,
Se me e marrė nanėn, n’ gurbet,
Of, aman, aman, aman!

S’ ka ma vėshtirė e ma kiamet -
Babėn, n’ shpi , me e lanė vet,
Si e pastė ba, ai, e pastė gjetė,
Of, aman, aman, aman!
Shote, moj mashalla -
Nana, moj, erdh te na !
Shote, moj , mashalla –
Baba, mbet tuj kja!

-Kėnga e pestė-

Na , n’ llokum e majna Lizėn,
Po, po, e majna !
Soll qė i bani djalit vizėn,
Po, po, e majna !

Na, Lizėn e majna n’ molla,
Po, po, e majna !
As nji ditė s’ asht kanė te shkolla,
Po, po, e majna !
Ojna, ojna,
Nė Zvicėrr, do t’ shkojna !
Zvicrrėn do ta kallim -
Plakat do t’ ja u marrim!
Ajna, ajna, ajna, ajna !
Tjarana, tjarana, tjarana, tjarana !

Na Lizėn e majna n’ arra,
Po, po, e majna !
Soll qė i ka flokėt me lara,
Po, po, e majna !

E majmė Lizėn, n’ kikirika,
Po, po, e majna !
N’ vend tė flokėve – i blejmė perika,
Po, po, e majna !
Ojna, ojna,
Nė gurbet do t’ shkojna !
Gurbetin e kallim -
Plakat do t’ ja u marrim !
Ajna, ajna, ajna, ajna!
Tjarana, tjarana, tjarana, tjarana !

E majmė Lizėn, n’ t’ kuq tė vojės,
Po, po, e majna !
Se s’ i kish tre dhambė tė gojės,
Po, po , e majna!

Djali jem , kish pasė nafakė ,
Kish pasė nafakė –
Vet i ri e nusja plakė,
E nusja plakė !
Ojna, ojna,
Nė Evropė, do t’ shkojna!
Evropėn e kallim –
Plakat do t’ ja u marrim!
Ajna, ajna, ajna, ajna,
Tjarana, tjarana, tjarana, tjarana !

Na, Lizės ja kėqyrim kthizėn,
Ja kėqyrim kthizėn –
Veē pse i bani vėllait vizėn,
Ja bani vizėn !

Na, Lizės ja kėqyrim barkun,
Ja kėqyrim barkun –
Veē pse i nxori nanės, hakun,
Ia nxori hakun !
Ojna, ojna,
Nė Evropė, do t’ shkojna !
Evropėn e kallim –
Plakat do t’ ja u marrim !
Ajna, ajna, ajna, ajna!
Tjarana, tjarana, tjarana, tjarana !

Na, Lizės ja kėqyrim kamėn,
Ja kėqyrim kamėn –
Se n’ gurbet na e qiti nanėn,
Na e qiti nanėn !

Na, Lizės ja kėqyrim thembrėn,
Ja kėqyrim thembrėn –
Veē pse i plasi babės, zemrėn,
Ja plasi zemrėn !
Ojna, ojna,
Nė Evropė, do t’ shkojna!
Evropėn e kallim –
Plakat do t’ ja u marrim!
Ajna, ajna, ajna, ajna!
Tjarana, tjarana, tjarana, tjarana!

Na , Lizėn e majmė n’ sherbet,
E majmė n’ sherbet –
Se na e hupi vėllain n’ gurbet,
O, vėllain n’ gurbet !

Na, Lizėn e kruejm si lopėn,
E kruejm si lopėn –
Veē pse i dha vėllait, Evropėn,
Ja dha Evropėn !
Ojna, ojna,
N’ krejt dynjanė do t’ shkojna!
Dynjajen e kallim –
Plakat do t’ ja u marrim!
Ajna, ajna, ajna, ajna!
Tjarana, tjarana, tjarana, tjarana!

Na, Lizės ia kėqyrim synin,
Ja kėqyrim synin –
Shpijės tonė, ia futi drynin,
Ia futi drynin!
Ojna, ojna,
Nė Evropė, do t’ shkojna!
Evropėn e kallim –
Plakat do t’ ja u marrim!
Ajna, ajna, ajna, ajna!
Tjarana, tjarana, tjarana,tjarana!
Tiriliu, tiriliu, tiriliu, tiriliu!
Garagiu, garagiu, garagiu, garagiu!
Tralala, tralala, tralala, tralala!
T’ lumtė na ! T’ lumtė na !
T’ lumtė na ! T’ lumtė na !

Gjilan, 2005. Demir KRASNIQI
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content





parodi Empty
MesazhTitulli: Re: parodi   parodi Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
parodi
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Kulturė :: Muzikė-
Kėrce tek: