Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Gjeografia

Shko poshtė 
AutoriMesazh
ArGeN--t
Admin
Admin



Numri i postimeve : 859
Age : 33
Vendodhja : Dollogozhdė
Registration date : 02/12/2006

Gjeografia Empty
MesazhTitulli: Gjeografia   Gjeografia Icon_minitimeThu Apr 26, 2007 6:09 pm

Dollogozhda ėshtė e vendosur nė rrėzėn jugore tė malit Karaorman, me lartėsi mbidetare afėr 800 m dhe kufizohet nė lindje me fshatin Zhepin (1,6 km) dhe Koroshisht (2,3 km), nė jug me fshatrat: Livadhi (2,8 km) dhe Bixhovė (3,7 km). Nė jugperendim me fshatin Novo Sellė (3,1 km), nė perendim kufizohet me fshatin Tatesh i Poshtėm (2,9 km), kurse nė veri me fshatin Poum (2,9km).

Lidhjet komunikative tė fshatit:

Nė lindje, Dollogozhda ėshtė e lidhur me fshatin Zhepin dhe Koroshisht dhe nėpėrmjet rrugėve qė kalojnė lumin Sateska dhe dalin nė magjistralen Ohėr-Shkup. Nė juglindje, Dollogozhda lidhet me fshatin Livadhi, pėrtej lumit Sateska me fshatrat Volin dhe Trebenishtė dhe pėrsėri lidhet me magjistralen Ohėr-Shkup. Ne jugperendim, Dollogozhda lidhet me fshatrat Bixhovė, Novo Sellė, Llozhan dhe del nė magjistralen Strugė-Dibėr-Shkup, Strugė-Dibėr-Peshkopi. Nė perdenim, Dollogozhda lidhet me fshatrat Tatesh i Poshtėm, Tatesh i Epėrm, Dobovjan, Veleshtė dhe me magjistralen Strugė-Dibėr. Nėpėrmjet fshatit Tatesh i Poshtėm Dollogozhda lidhet me fshatrat Misllodezhdė, Bogovicė-Toskėt dhe pėrtej me fshatrat e Malėsisė Bėrcevė, Presojan, Zbazhd, Razhnov dhe pėrtej me Komunėn e Dibrės. Dollogozhda lidhet gjithashtu edhe me rrugėt qė rrugėtojnė nė malin Karaorman. Kėtu vlen tė permendet rruga e lashtė Dollogozhdė-Cėrrckė-Ledina e Koritave, Rrafshat e vogla dhe Rrafshat e mėdha, si dhe rruga Dollogozhdė-Koshare-Kumbulla-Livadhi i Karaxhit deri te Rrafshat e mėdha.

Rrugė tė asfaltuara janė rrugėt Dollogozhdė-Livadhi-Drasllavicė-Strugė, si dhe rrugėt Dollogozhdė-Zhepin-Koroshisht, Dollogozhdė-Tatesh i poshtėm-Misllodezhdė dhe Dollogozhdė-Poum. Edhe rrugėt mbrenda nė fshat janė tė asfaltuara.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.dollogozhda.eu
 
Gjeografia
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Diskutime :: Gjithcka Per Dollogozhden-
Kėrce tek: