ForumCalendarPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Ngrihet procedurė gjyqėsore ndaj kreut tė Strugės pėr Komand

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
ArGeN--t
Admin
Admin


Numri i postimeve : 859
Age : 26
Vendodhja : Dollogozhdė
Registration date : 02/12/2006

MesazhTitulli: Ngrihet procedurė gjyqėsore ndaj kreut tė Strugės pėr Komand   Fri Apr 20, 2007 5:43 pm

Ngrihet procedurė gjyqėsore ndaj kreut tė Strugės

Pėr shkak tė mosrespektimit tė vendimit pėr ndalimin e punimeve rreth postamentit tė pėrmendores sė Nuri Mazarit - Komandant Struga, kryetari i Strugės, Ramiz Merko, nga organet gjyqėsore vendore, akuzohet pėr vepėr penale



MEHMET LATIFI

Strugė, 28 shkurt - Politizohet dhe problematizohet edhe mė shumė ndėrtimi pėrmendores sė Nuri Mazarit-Komandant Struga.

Pėr shkak tė mosrespektimit tė vendimit pėr ndėrprerjen e punimeve, nė rregullimin e postamentit tė pėrmendores sė Nuri Mazarit, ndaj kryetarit tė Komunės sė Strugės ėshtė ngritur procedurė penale nga ana e organeve tė prokurorisė dhe Gjykatės Themelore nė Strugė.


Nė bazė tė procedimit tė organeve tė Prokurorisė Themelore, e pėrfaqėsuar nga zėvendėsprokurorja Fikrije Bekteshi, Gjykata Themelore nė Strugė, pėrmes gjykatėsit hetues Zijadin Islami, ka ngritur kallėzim penal kundėr Ramiz Merkos, kryetar i Komunės sė Strugės. Tani ēėshtja i ėshtė kaluar Prokurorisė Themelore, pėr shkak tė dyshimit tė mosrespektimit tė Vendimit tė Gjykatės, sipas nenit 377, alineja 5 e Kodit Penal tė Maqedonisė, pėr ndalimin e punimeve nė postamentin e pėrmendores sė Nuri Mazarit.

Ndaj kėsaj aktpadie penale ėshtė parashtruar ankesa pėrmes avokatit Idriz Ziba, e cila nga ana e Trupit Gjykues tė Gjykatės Themelore, drejtuar nga Adi Useini, ėshtė hedhur poshtė dhe mbetet nė fuqi aktpadia penale kundėr kryetarit tė Komunės sė Strugės.

Lidhur me kėtė aktakuzė Merko tha se ėshtė pėr t'u habitur qė pėr pėrmendoren e Nuri Mazarit akuzohet dhe ndėshkohet nga shqiptarėt. "Unė nuk ndėrtoj pėrmendore, por ky ėshtė vendim i sjellė nga Kėshilli i Komunės sė Strugės, qė mė 10 tetor tė vitit 2005. Kjo ėshtė edhe njė dėshmi e trysnisė qė bėn pushteti qendror edhe pėrmes organeve gjyqėsore, ndaj Komunės sė Strugės dhe ndaj meje personalisht", tha Merko.

Pėrmendorja e Nuri Mazarit, qė ka filluar tė ndėrtohet nė bazė tė vendimit tė Kėshillit tė Strugės, ka qenė temė polemizuese me polarizime tė shumta, deri te ndėrhyrja e organeve gjyqėsore dhe atyre intermediatare. "Tė ndėrpriten punimet", ishte njė urdhėr i prerė, drejtuar punėtorėve nė ndėrtimin e postamentit tė pėrmendores sė Nuri Mazarit nga ana e zėvendėses sė Avokatit publik, Zoja Lega, dhe organeve gjyqėsore, qė gjatė festive tė njė majit tė vitit tė kaluar. Kohė mė parė, vėrejtje kishte bėrė edhe eurokomisari Erwan Fouere, gjatė vizitės qė i bėri Strugės, nė fund tė prillit.

Sa i pėrket ndalesės sė punimeve, qė ėshtė kėrkuar nga organet gjyqėsore dhe nga Avokati publik, asokohe, Ramiz Merko ėshtė shprehur se vizita e tyre nė vendin e punimeve, duke anashkaluar organet e komunės sė Strugės, nuk shpreh gatishmėrinė pėr bashkėpunim dhe bashkėveprim drejt zgjidhjes sė ēėshtjes, qė pa nevojė dhe pa asnjė arsye problematizohet. Kryearkitekti i komunės, Urim Hani, nė kėtė kontekst ka deklaruar se, vendimi i sjellė nė seancėn e Kėshillit mė 10 tetor 2005, ngėrthen nė vete edhe rregullimin e ēėshtjes sė lokacionit dhe realizimit tė vendimit tė sjellė. Hani tha se nuk sheh ndonjė pengesė ligjore ose administrative pėr ndalimin e punimeve. Epilogu i kėsaj aktpadie do tė vazhdojė nė Gjykatėn Themelore nė Strugė, qė ka nxitur edhe reagime tė shumta.


Mars,2007
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.dollogozhda.eu
 
Ngrihet procedurė gjyqėsore ndaj kreut tė Strugės pėr Komand
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Probleme shėndetėsore pėr Behgjet Pacollin/ Operohet nė Lugano
» Lebit Murtishi: Vetėgjyqėsi mesjetare, apo inate primitive!?
» Kastrioti i lan borxhet ndaj presidentit Rugova
» Pavarėsia e gjyqėsorit ėshtė nė peshojė
» Ali Aliu: Sfida e krijuesit ndaj historis?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Diskutime :: Arkivi I artikujve tė mėparshėm-
Kėrce tek: