Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Bashkėbisedim me Resmi Adilin, arkėtar i kryesisė sė xhamisė

Shko poshtė 
AutoriMesazh
ArGeN--t
Admin
Admin



Numri i postimeve : 859
Age : 33
Vendodhja : Dollogozhdė
Registration date : 02/12/2006

Bashkėbisedim me Resmi Adilin, arkėtar i kryesisė sė xhamisė Empty
MesazhTitulli: Bashkėbisedim me Resmi Adilin, arkėtar i kryesisė sė xhamisė   Bashkėbisedim me Resmi Adilin, arkėtar i kryesisė sė xhamisė Icon_minitimeSat Jun 20, 2009 1:33 am

Gjendja aktuale e funksionimit dhe veprimit tė kryesisė dhe kėshillit tė xhamisė sė Dollogozhdės
Bashkėbisedim me Resmi Adilin, arkėtar i kryesisė sė xhamisė sė Dollogozhdės




Nga dita nė ditė, dėgjojmė probleme tė ndryshme, ende pa mbaruar njėri fillon tjetri, probleme qė shumpėrfolėn dhe duhet njė kohė e konsiderueshme qė tė vjen deri te zgjidhja, njė zgjidhje qė jo rrallherė vihet nė pikėpyetje nėse ėshtė njė zgjidhje e qėlluar ose jo?!
Ndalohemi pikerisht nė disa probleme qė sot hasen nė Dollogozhdė.
Probleme nė Xhaminė e fsh. Dollogozhdė... Pikėrisht, lidhur me kėtė temė menduam qė tė bashkėbisedojmė me Resmi Adilin si Arkėtar i kryesisė sė xhamisė sė Dollogozhdės!


Bashkėbisedimin do e ndajmė nė disa pika:


1) Diskutim rreth kryesisė sė Xhamisė :

Dmth: Nė bazė tė takimit tė mbledhjes sė xhematit tė fsh.Dollogozhdė, tė mbajtur mė dt.30 Korrik 2008, Muftinia e Strugės e lėshon kėtė autorizim pėr "Kėshill tė pėrkohshėm":

Autorizim:

1. Raif Mazari Muteveli
2. Enes Shaqiri zv.Muteveli
3. Resmi Adili Anėtar
4. Naxhi Kurtishi Anėtar
5. Ismet Alasani Anėtar
6. Qani Bilali Anėtar
7. Afrim Kica Anėtar
8. Mirdash Zhaku Anėtar
9. Rami Dervishi Anėtar
10. Ashim Ziba Anėtar
11. Vedat Islami Anėtar
12. Nebi Neziri Anėtar
13. Agim Sela Anėtar
14. Kaim Dauti Anėtar
15. Shpetim Shazimani Anėtar
16. Qerim Dauti Anėtar
17. Avdi Sllatina Anėtar
Kėtij kėshilli,sot i skadon afati 1 vjeēar pasi qė ėshtė i pėrkohshėm dhe mbrenda kėtij muaji duhet tė propozohet keshill i ri.
Mė datė 16.06.2009 disa anėtar tė keshillit ishin nė mbledhje nė Myftinin e Strugės ku u hodh ideja se mbrenda muajit Qershor ose Korrik 2009 tė ndėrrohet, por mėnyra se si duhet zgjedhur duhet caktuar nga ky kėshill.
Resmi Adili,hedh propozim qė kryesia tė zgjidhet njė dite tė premte nė namayin e xhumasė (me ē’rast pjesėmarrja e xhematit ėshtė mė e madhe), por kjo ėshtė vetėm si ide, nuk ėshtė zyrtarizuar asgjė.
Mendojm se xhamia e fshatit Dollogozhdė nuk ka nevojė pėr 17 anėtar sepse sa mė shum anėtar aq mė tė pakta janė mundėsitė pėr tė punuar,- thotė Resmi Adili.
Ne jemi tė mendimit qė ky kėshill tė formohet prej 7 anėtarėsh ku tė ketė :
5 xhemat (praktikues tė namazit) dhe 1 ekonomist dhe 1 jurist - njė kryesi me 7 anėtar.
Por ky shqyrtim i kryesis do mbetet pėr tu zgjidhur mbrenda ditėve nė vazhdim por dollogozhdarėt do jen gjithmon tė informuar,- vazhdon Resmiu.



2) Problemi me mirėmbajtjen e varrezave tė vjetra tė fsh.Dollogozhdė?

www.dollogozhda.eu shkruajti mbi atė qė shikoi, mbi atė pamje qė tė vriste, mbi atė qė u la pas dore, mbi atė qė Bari i tepėrt mbuloi edhe varrezat!
Sigurisht qė nuk mund tė heshtnim pa diskutuar edhe pėr kėtė me Resmiun, se si ka qenė puna, si ėshtė dhe si do tė bėhet?
Deri nė vitin 2008, dmth kryesia e vjetėr ka mirėmbajtur varrezat e vjetra.
Deri nė vitin 2008, Rushon Sela ( mirėmbajtėsi i varrezave) ėshtė paguar 1200 euro nė vit.
Viti 2009, mirėmbajtja e varrezave ka ngecur.
Pyetjes sonė se pse mė nuk kujdeset njeri pėr mirėmbajtjen e varrezave; Resmiu i pėrgjigjet duke thėnė: Kėrkuam pak mė lirė dhe kėtu patėm njė mosmarrėveshje dhe kjo ēėshtje ka mbetur pezull.
Por pėr 3 muajt nė vazhdim kemi paguar njė punėtor nga Shqiperia I cili me 300 euro pėr 3 muaj do t’I pastroj tė gjithė ato barna dhe tė mirėmbajė deri diku ato varreza, -vahdon Resmiu.
Por nga viti 2010, pretendojmė tė marrim vendim pėr tė rritur shumėn e pagesės sė anėtarsimit nė xhamin e Dollogozhdės do tė rritet nga 2 euro pėr person qė ėshtė tash, do tė bėhet + 2 euro = 4 euro pėr person njėkohėsisht edhe buxheti i xhamisė rritet por edhe kėsi lloj problemesh pėr mirėmbajtjen apo pėr nevoja tė ndryshme qė i nevoiten xhamisė nuk do tė kemi probleme.


3) A ka probleme me Hoxhėn e fshatit sot nė Dollogozhdė,gjithmon duke u nisur nga ajo qė ndodhi njė vit mė parė?

Jo nuk ka, as Hoxha nuk ėshtė ankuar, e as xhemati deri tash nuk janė ankuar pėr ndonjė paknaqėsi, gjithēka shkon pėr tu pėlqyer, -thotė Resmiu

4) Vitin e kaluar,u hodh ideja pėr Renovim apo pėr ndėrtimin e njė Xhamie tė re nė Dollogozhdė,dėgjuam shum zėra tė ndryshėm se si do realizohej ai plan, mirėpo kėto 6 muaj s’kemi dėgjuar asnjė fjal mė lidhur me kėtė ēėshtje, si mund tė na sqaroni kėtė?

Ky mendim dhe ky plan nisi me njė vullnet dhe me njė dėshir tė madhe kėtu mes nesh.
U hodh ideja se si do e realizojmė dhe si do duket ajo.
Realizuam planin.
Unė personalisht njė tė xhumae, dola para xhematit dhe e shtrova kėtė ide para xhematit.
Tregova se buxheti i xhamisė nuk mund tė mbulojė kėtė plan, por duhet tė jemi tė gjith tė vetėdijshėm dhe tė gjejmė zgjidhje.
Kaluan disa ditė, tė gjithė heshtėn, dhe kjo heshtje ende vazhdon.
A qė duhet patjetėr qė t’i jepet t’paktėn njė renovim xhamis nuk ka diskutim ėshtė i domosdoshėm, pik sė pari tepisonat duhet tė ndėrrohen dhe shumė gjėra tė tjera,- thotė Resmiu.
Heshtja vazhdon, por kush do e thyej heshtjen?


5) Si vijojnė Hyrjet dhe Daljet : sa para hynė , e sa dalin?

Resmiu vazhdon:
Obligim i dollogozhdarėve ėshtė qė 2 euro nė vit tė paguajnė Hoxhėn e fshatit, ose mė saktėsisht anėtarsimin nė xhaminė e Dollogozhdės.
Dmth : 2 euro nė person : nėse nje familje ka 5 anėtar nė shtėpi i bie qė tė paguaj 5 x 2 = 10 euro nė vit.
Dollogozhda sot numeron 3400-3500 banor.
Nėse tė gjithė paguajnė 3400 x 2 = 6800 Euro nė vit mbesin nė xhaminė e Dollogozhdės.
Nga kjo i bie 4440 euro te paguhet Imami i xhamisė pėr njė vit, ( * 370 euro nė muaj , 370 euro x 12 muaj = 4440 euro)
Nga 6800 euro qė duhet tė mblidhen pėr njė vit - 4440 euro qė i takojn hoxhės sė xhamis mbesin 1160 euro.
-1160 euro qė mbesin nga ky buxhet, 1200 euro kėrkon punėtori pėr mirėmbajtjen e varrezave, por rryma dhe problemet e tjera me ēka do paguhen?! – shton Resmiu.
Fatmirėsisht, mbrenda vitit nė 2 Bajramet: Bajrami i vogėl dhe Bajrami i madh, kryesia e Dollogozhdės pas mbarimit tė faljes sė bajramit fton xhematin(falėsit e namayit tė bajramit) qė tė ndihmojnė kush sa ka mundėsi nė tė holla: ku mbledh disa tė holla pėr nevojat e xhamis.
Nga viti 2008, gjatė bajramit tė vogėl , xhemati I xhamisė sė Dollogozhdės ka kontribuar me 600 euro nė Bajramin e vogėl, kurse ne bajramin e madh 620 euro.
Me kėto ėshtė paguar rryma elektrike pėr njė vit.
Kurse per vitin 2009, ėshtė e paraparė qė parat e Lodrės qė del pėr ramazan njė pjesė t‘i kalojė xhamisė.
Ėshtė pak problemi se nga viti 2001- 2008(09) 300 familje nuk e kanė paguar hoxheėn e fshatit.
Prej tyre konstatojmė se 70 % janė vendas qė jetojnė kėtu, kurse 30 % janė mėrgimtar Dollogozhdar.
Tė mos keqkuptohemi por vetė ndėrgjegja duhet t’i shtyjė ta paguajnė hoxhėn, sepse ne u kemi thėnė 2 apo 3 herė por gjithmon marrim pėrgjigjge: s’ėshtė problem do e paguaj, por pagesa prej disave ende nuk behet.
Nė anėtarsimin e xhamisė sė Dollogozhdės janė regjistruar 574 familje.
Nė vitin 2009 pra nga muaj Janar e deri tash Qershor ,pagesa ėshtė bėrė vetėm nga 167 familje, kurse 407 familje ende nuk e kanė paguar.
Me siguri shumica e mėrgimtarėve do ta paguajnė gjatė pushimit veror, por shpresojmė se tė gjithė do jenė tė ndėrgjegjshėm dhe gjat muajit ramazan do e paguajnė anėtarsimin.
Gati ē’do vit, rreth 2800 anėtar e pagojn hoxhėn,kurse tė tjerėt jo.
Qė i bie pėr njė vit nga anėtarsimi mblidhen 5600 euro kurse mė tepėr se kaq jo.- thotė Resmiu.


6) Shpenzimet e xhamisė nė vitin 2009

1.Rrryma pėr muajin e 12 tė vitit 2008 90 euro
2.Rryma pėr muajin JANAR 2009 115 euro
3. Rryma pėr muajin Shkurt 2009 107 euro
4.Rryma pėr muajin Mars 2009 46 euro
5.Rryma pėr muajin Prill 2009 16 euro
6.Rryma pėr muajin Maj 2009 13 euro
7. Rrroga e imamit pėr muajin Janar 2009 370 euro
8.Rrroga e imamit pėr muajin Shkurt 2009 370 euro
9. Rrroga e imamit pėr muajin Mars 2009 370 euro
10. Rrroga e imamit pėr muajin Prill 2009 370 euro
11. Rrroga e imamit pėr muajin Maj 2009 370 euro
12. Riparimi i gypit tė ujit mė datė 03.03.2009 16 euro
13. Provizioni vjetor ndaj myftinis sė Strugės pėr vitin 2009 150 euro
14.Riparimi i agregatit 1 bizton dhe benzin 20 euro

SHUMA DERI KĖTU 2423 EURO

7) Buxheti i xhamise per 2009

Buxheti i xhamise se Dollogozhdes per vitin 2009 pra nga Janari e deri sot ne Qershor ėshtė 3400 euro,shpresojm sė vitin 2009 buxhetin ta kemi deri nė 5000 euro me te gjitha argjimet e mbuluara dmth buxheti tė jetė i paster 5000 euro.


Cool Fjalet per lexuesit!


Ju faleminderit per bashkbisedimin! Na vjen shum mir qe ne kryesin e Dollogozhdes kemi nje person kaq korrekt dhe kaq i sakt !
Zoti e ndimoft popullin Dollogozhdar!


Bashkbisedimin e realizoi :Argent Alasani ( administrator i www.dollogozhda.eu) me Resmi Adili ( arkėtar i xhamis se Dollogozhdės)
Korigjoi: Artan Ameti
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.dollogozhda.eu
 
Bashkėbisedim me Resmi Adilin, arkėtar i kryesisė sė xhamisė
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Bashkebisedim me drejtorin e SHF "Nuri Mazari"

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Diskutime :: Arkivi I artikujve tė mėparshėm-
Kėrce tek: