Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Velesht

Shko poshtė 
AutoriMesazh
ArGeN--t
Admin
Admin



Numri i postimeve : 859
Age : 33
Vendodhja : Dollogozhdė
Registration date : 02/12/2006

Velesht Empty
MesazhTitulli: Velesht   Velesht Icon_minitimeSun Feb 08, 2009 2:39 am

Veleshta ėshtė njė fshat nė komunėn e Strugės dhe ndodhet 7 km larg qytetit tė Strugė nė magjistralen Strug-Dibėr. Veleshta ėshtė njė nder fshatrat mė tė mėdhej tė komunės sė Strugės me afro 8000 banor e banuar krysisht me shqiptarė. Deri para pak kohe ishte e organizuar si komunė nė vete , por me riorganizimin e sistemit tė vetėqeverisjes lokale u shkri nė komunėn e Strugės. Mbi prejardhjen e emrit tė Veleshtės ka shumė hipoteza, por sipas konsultimeve tė shumta me historianė, albanologė, shkencėtarė dhe etimologė, ajo ėshtė e lidhur para sė gjithash me kultivimin e vreshtarisė sė rrushit. Nė historiografinė sllave thuhet se emri i Veleshtės mund tė jetė i lidhur dhe me ndonjė pronar tė dikurshėm me emrin Velo, por kjo nuk ka asgjė tė vėrtetė dhe nuk pėrputhet me realitetin, pasi historianėt sllavė, pėr ēdo vendbanim qė fillon me shkronjėn "V", pa u menduar aspak, i gjejnė emrin vendbanimit. Nėse kėto tė dhėna tė historianėve sllavė i marrim si tė sakta, pėrsėri bien teoritė se origjina e kėtyre vendbanimeve ėshtė sllave, pasi emra tė tillė kanė pasur edhe shqiptarėt e krishterė. Nė bazė tė literaturės dhe burimeve tė shkruara historike del se Veleshta ka qenė njė vendbanim nė rajonin e Ohrit dhe Strugės dhe se aty janė kultivuar rrushi dhe vera e cilėsisė sė mirė.

Varianti i parė se prejardhja e emrit tė fshatit ėshtė lidhur me kultivimin e vreshtarisė sė rrushit vjen nga njė shtresė intelektualėsh. Sipas tyre emri i fshatit vjen nga fjala "Vjelje" qė ka tė bėjė me vjeljen e rrushit, mirėpo kjo fjalė nė tė folurit e veleshtarėve nuk ėshtė pėrdorur asnjėherė. Sipas burimeve gojore, Veleshta, para sė gjithash, ka qenė vend bujqėsor dhe blegtoral. Lokaliteti i parė i saj ka qenė nė pjesėt perėndimore tė vendbanimit tė sotėm, i njohur si lagja e Pilavecit. Sipas rrėfimeve tė veleshtarėve tė moshuar, brez pas brezi ka mbetur legjenda se Veleshta nuk ėshtė mė e vjetėr se 300 vjet.

Si bazė pėr kėta thėnie nga ana e veleshtarėve tė moshuar janė marrė edhe rrapet, qė gjenden nė mes tė fshatit tė sotėm, tė cilėve u japin vjetėrsi afėrsisht prej 250 vjetėsh. Si dėshmi merret gjithashtu teqeja e fshatit, e cila ėshtė ndėrtuar mjaft herėt, ndėrsa minarja e saj u ndėrtua nė vitin 1293, sipas kalendarit islamik (hixhrit). Ka njė legjendė, qė pėrdoret nga pleqtė veleshtarė, sipas sė cilės para 160-170 vjetėsh nė Veleshtė, nė ditėn e kryemotit, janė ndarė nga mė tė pasurit 30 kuleē ose petulla qė ėshtė traditė edhe sot nė ditėt e festave fetare. Nga kjo gojėdhėnė del se Veleshta para 200 vjetėsh paska pasur vetėm 30 shtėpi dhe se banorėt e parė tė ardhur nė Veleshtė kanė qenė familja Ajka dhe Lika, nip e dajė nga Shqipėria. Duke marrė parasysh se gojėdhėna dhe burimet gojore nuk janė burime tė sakta historike bien poshtė kėto tė thėna tė tė moshuarve tanė pėr lashtėsinė e Veleshtės, e cila ka njė tė kaluar shumė mė tė lashtė historike.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.dollogozhda.eu
 
Velesht
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Diskutime :: Struga dhe rrethina-
Kėrce tek: