Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Zagraēan

Shko poshtė 
AutoriMesazh
ArGeN--t
Admin
Admin



Numri i postimeve : 859
Age : 33
Vendodhja : Dollogozhdė
Registration date : 02/12/2006

Zagraēan Empty
MesazhTitulli: Zagraēan   Zagraēan Icon_minitimeSun Feb 08, 2009 2:01 am

Kėtė emėr e hasim pėr here tė parė nė kohėn e sundimit te Car Dushanit nė kėto anė, respektivisht nė kėtė trevė nė fillim tė shekullit XIV-te (1342-1345), saktėsisht nė vitin 1342, Car Dushani lėshoj njė dokument tė shkruar me tė cilin urdhėron se kishat e Zagraēanit t'i bashkohen kishės “Sveti Bogorodica-Shėn Mėrise Perivlepta” sot Shėn Klimenti nė Ohėr, kėtu ky emėr pėrdoret me emrin Zagraēanah. Ky lokalitet pėrmendet nė tefteret e perandorisė Osmane nė gjysmen e dytė tė shekullit XVI-te (1580) me emrin Zagraēan si vendbanim me gjashtėmbėdhiet familje dhe njėqind e dhjetė banorė, edhe atė me dhiet familje shqiptare tė krishterė dhe gjashtė familje tė fesė islame.

Nė shekullin e XVI-tė filloj pėrhapia e sektit Bektashian nė kėto anė si:Kosel, Veleshtė, Ladorisht, Raonik dhe Zagraēan, ku vepronin disa dervishė tė kėtij sekti. Dhe ketu ky emėr pėrdorėt me nje variantė tjetėr, pasi qe ne vend tė rrėnjės sė fjalės sė sotme ZAGRA ėshtė pėrdorur ZAGOR. Nė vitin 1881, sipas njė tė dhėnė historike nė afėrsi tė Zagraēanit tė sotėm ėshtė zhvilluėr njė betejė ndėrmiet ushtrisė sė Xheladin Beut (sundimtar i Ohrit) dhe Ibrahim Pashės sė Elbasanit. Pėr veē kėtyre dėshmive ne kemi edhe dėshmi tė tjera qė flasin pėr kėtė fshat siq janė vepra “Kraj obale Ohridskoga jezera” (Pėrreth brigjeve tė liqenit tė Ohrit) e shkrimtarit sėrb Branisllav Nushiq i cili e pėrmend fshatin Zagraēan ne vitin 1892, ndėrsa bugari Vasil Kėnēov fshatin Zagraēan e pėrmend si venbanim nė vitin 1902, kurse nė vitin 1914 Zagraēani pėrmendet nė tė dhėnat statistikore te nje regjistrimi nga autoritetet e pushtetit sėrb qė ėshtė bėrė pėr rrethimin e Ohrit.

Fshati Zagraēan shtrihet aty ku mbarojnė kodrinat me komplekset shkėmbore magnetike tė malit Jabllanicė, me njė lartėsi mbidetare 664 metra.Nė fillim, nė vendbanimin e parė banorėt merreshin ekskluzivisht me bujqėsi dhe blektori, ndėrsa bujqėsia i nėnshtrohej fatit tė kushteve klimatike (mungesa e ujit pėr vaditje). Nga aspekti socio-ekonomik, egzistenca e banorėve ėshtė varur ekskluzivisht nga bujqėsia dhe blektoria, dhe kjo nevojė jetike i ka detyruar qė tė nguliten nė kėtė luginė pėr tė mos i zėnė me shtėpi tokat pjellore .

Zagraēan I301619339_70318_4

Zagraēan I301619340_7586_4

Zagraēan I301619341_67194_4

Zagraēan I301619342_74331_4

Zagraēan I301619343_98537_4

Zagraēan I301619344_96533_4
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.dollogozhda.eu
 
Zagraēan
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Diskutime :: Struga dhe rrethina-
Kėrce tek: