Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 JETIMĖT E FAMILJET E DĖSHMORĖVE TREGOJNĖ SA MERITOJMĖ LIRINĖ

Shko poshtė 
AutoriMesazh
ag




Numri i postimeve : 19
Registration date : 07/12/2008

JETIMĖT E FAMILJET E DĖSHMORĖVE TREGOJNĖ SA MERITOJMĖ LIRINĖ Empty
MesazhTitulli: JETIMĖT E FAMILJET E DĖSHMORĖVE TREGOJNĖ SA MERITOJMĖ LIRINĖ   JETIMĖT E FAMILJET E DĖSHMORĖVE TREGOJNĖ SA MERITOJMĖ LIRINĖ Icon_minitimeSun Jan 11, 2009 8:35 am

FĖMIJĖT BONJAK - JETIMA DHE FAMILJET E DĖSHMORĖVE TREGOJNĖ SA E MERITOJMĖ LIRINĖ!


SPECIALE JOVENTUALE

Kėshtu do ta titulloja kėtė themė dhe se pėr kėtė duhet tronditur pamėshirshėm tė gjitha mendjet shqiptare, e trurin e institucioneve tona (bile duhet iu trokitur grusht kokės) edhe tė gjitha mendjet e mbarė popullit shqiptar - ku pėrgjėgjėsia bie rėndė mbi NE e institucionet edhe mbi rrethin shoqėror qė i rrethon kudo - jetimat-bonjakėt e familjet e dėshmorėve!

Pėrderisa nuk trajtojmė si duhet: fėmijėt bonjak-jetima e familjet e dėshmorėve edhe si e meritojnė ato - verifikojmė me vetėdije tė plotė, sa e meritojmė lirinė! Tradita jonė shqiptare me shekuj ishte ma e njohura, shėmbull nė botė, ku nė rrethana tė vėshtira ekonomike, e kushte lufte, e katastrofa natyrore, shqiptarėt (hėngren nė gojė tė njeritjetrit, si shprehje bujarie - po hanė nė gojė tė shoqishoit, aq shumė kanė bujari e mirėsjellje, e mėshirė ndaj njeritjetrit) - ku dera e shqiptarit ishte gjithmonė e hapur pėr miq e armiq, (bukė, kripė e zemėr), bujaria shqiptare - ku vet familjet bujare: vuanin, uriteshin, edhe tėpangrėn e tė papirė - uritur e etshėm - vetėm tė ketė diēka tė mirė, drekė a darkė tė mirė, mysafiri e miku edhe armiku qė ta mėsyen pėr konak! Gjithēka e vlershme shkonte nė Odė Burrash, e vetėm ēka tepronte, hanin familja bujare! Kojshive, fqinjėve nė skamje e varfėri, e nė raste tragjike, mortore, sėmindjeve, fatkeqėsive - iu ndihmonin me gjithēka kishin (edhepse vetveten e lenin keq)! Krenaria e burrėria ma e madhe pėr shqiptarin bujar, qė ishte prore dhe duhet tė jetė - kur ka ēka me i qitė nė sofėr e nė dorė, e nė xhep: jetimit, skamnorit-varfnjakut, fatkeqit, tė lėnduarit, tė rėnit nga shkallėt e jetės, tė munduarit, tė shtypurit, tė diskriminuarit, tė gjymėtit, sakatit, shkurt - ndihma ndaj tė mjerėve nėpėr shekuj, qė edhe gati tė gjithė shqiptarėt ishin po ata vet, nė njeren nga ato gjendje sociale, ekonomike, e politike tė kohės!

Pa qenė vet shpirti i tė mjerit - kot mundohesh tė jeshė shpirti i atdheut e kombit!

Kjo skenė tepėr rrėnqethėse e sotme, qė ta vret syrin e mendjen e vet zemren e shpirtin - ėshtė mostrajtimi nė nivel tė duhur pikėrisht, ndaj Femijėve bonjak-jetima dhe Familjeve tė Dėshmorėve tė lirisė! E si e meritojmė na lirinė, kur nuk kemi respekt e humanizėm, shqiptarizėm, ndaj vet Dėshmorėve tėlirisė, familjeve tė dėshmorėve tė lirisė edhe shumė ma keq, qė ta therr trurin e ashtin nė palc - ēėshtja e jetimėve shqiptarė, atyre ėngjujve, qė mbeten prore nė mėshirėn tonė - po po nė mėshirėn time, tėnden, tonėn e tė gjithve! Ajo nuk ėshtė ndihmė, pse i respektojmėe ndihmojmė pėr ekzistencė, rritje, shkollim e profesionalizėm tė kėtyre fėmijve tė vllazėrve e motrave tona, pa prindėr - por ėshtė borxh, borxh i pafalshėm, borxhi ynė, qė ua kemi, qė na jemi asgjė para tyre, asgjė bash asgjė dhe nėse nuk e kryejmė kėtė borxh me dhunė shpirti, kurrė nuk shohim dritė lirie!

Askush mos ta mendojė se bėri njė ndihmė humanitare, ndaj jetimėve tanė e familjeve tė dėshmorėve - por tė mendojė thellė, e me dy gishtat nė dy tamthat e kokės, ai qė nuk e ndanė njė kafshatė buke, e njė euro edhe vet kafshaten e gojės - me tė gjithė jetimėt e familjet e dėshmorėve tė lirisė! Ky ėshtė borxh, borxh qė duhet pėr dhunė tė lajsh, paguajsh, kryejsh - pėrndryshe do ta paguash me kokėn tėnde, me fatin tėnd, me jetėn tėnde e timen, e tonėn!

Ai qė shikon rrugės, jetimėt, familjet e dėshmorėve me drita tė fikur, e nėpėr tėnda e shtėpiza najllonash, ēadrash, nė borė e shi, nė dimėr e stuhi, verė e dimėr edhe ka mundėsi tė lajė, kryej njė ndėr borxhet ma tė mėdha, qė jetimėt e familjet e dėshmorėve tė jetojnė nė mirėqenie tė plotė - ai as mos tė besojė nė zot, as mos tė gėzohet me krejt atė ēka ka, as mos t'i gėzohet shendetit tė vet, as familjes sė vet, as edhe fėmijėve tė vet - sepse ai ėshtė ma i pashpirti, ma i pandjenjash, ma i ndyeri, ma i rrezikshim pėr atdheun e kombi - ai ėshtė njė egėrsirė me fytyrė njeriut, pavarėsisht kush ėshtė ai: person, grup, apo institucion qeveritar!

Le ta dijmė tė gjithė hapur, se vetėm njė ofshamė e thellė e jetimit e familjes dėshmore, shpon tokė e qiell, qė gjithēka shkreton, vret, dieg pėrsėgjallit lirinė, qė mendojmė se e kemi - na nuk kemi asgjė, as liri, as pavarėsi, as shtet as bashkim - e mu pėr kėtė vetiu do mbetemi tė mjerėt e botės, ashtu sikurse shumica hanė veten nėpėr botė, e vdesin qosheve e qyshqeve tė botės, e qyshqeve e shesheve tė turpit nė atdhe dhe jo shesheve tė nderit, e atdhedashurisė ndaj kombit, duke kryer borxhin ndaj jetimeve e familjeve tė dėshmorėve! I pėrsėrita krejt qėllimisht disa fjal, fjali e fraza kėtu, tė shpoj mendjen e trurin, zemrėn e shpirtin (nėse kanė), tė gjithė atyreve qė mendojnė se kanė diēka, pasuri, biznese, kolltuqe politike tė turpit - kur nuk i kryejnė kėto borxhe akute, tė pafalshme, tė detyruara, detyrimisht ashtu sikur i dėnuari shkon nė pranga!

Thonė, shtat kojshi kanėngrėnė njė bukė edhe atė tė prishur nga skamja e fatkeqėsitė, kanė hėngėr nė gojė tė shoqishoit, duke ndarė kafshaten e gojės me tė mjerėt, fatkeqėt, invalidėt e luftės, e invalidėt e fatkeqėsive jetėsore - njė grusht kripė e ndanė shtat kojshi, iu ndihmuan jetimėve tė ndėrtojnė shtėpi, e tė kenė tokė e pasuri, zeje e biznese - duke normalizuar ekzistencėn e pėrgjithshme - iu ndihmuan nė raste vdekjeje e dasme, nuk i lanė tė shuhen rodpasrodit, i martuan edhe tė pamundshmit, vetėm mos tė fikėt tymi i oxhakut tė shtėpisė, e mos tė mbyllet dera me therra - kjo ishte tradita shpirtmadhėsia e shqiptarit bujar! Anipse nė tė kundėrten: hasmėritė, lekunitė, tradhėtitė, spijunimet, monafiklleqet, inatet personale, xhelozitė, imoraliteti etj. etj... shkatrruan aq shumė nė anėn tjetėr: shqiptarin bujar, shoqėrinė shqiptare e edhe vet popullin e kombin tonė! Kishte ekstremitete nė dy anėt e medaljes, askund mesatare, qė sot vuan populli, kombi e atdheu i coptuar! Se tekefundit, askush nuk ėshtė ma fajtor pėr secilen humbje, shtypje e coptim trojesh - se sa vet shqiptarėt! Nuk tha kot Konitza: armiku ma i madh i shqiptarit, ėshtė vet shqiptari! Duke e parė gjėndjen e mjerueshme ēorrpolitike, ēorrhumanitare, ēorrshqiptare - duke ia bėrė vet varrin njeritjetrit, pėr asgjė, apo pėr njė grusht lek, apo pėr ēmenduritė eventuale!

Le ta merr gjithkush si tė dojė kėtė shkrim, por as qė mėrzitem as druhem aspak, por dua t'i bie grusht tė fortė mu nė ballė, keqpėrdoruesit tė ēlirimit, vetmohuesit tė lirisė, koprracit tė mjerė edhe ma tė mjerė se sa vet ata tė mjerėt jetima e familje dėshmorėsh, qė keqpėrdoren, keqtrajtohen, keqjetojnė, keqpėrjetojnė tmerret e njė jete makabre, tė vetflijuar nė duart e matrapazėve, keqpėrdoruesve, imoralistėve, kopukėve e halldupėve, qoftė edhe nė kravata e kostume turpi (ku brenda tyre fshehet turpi, kriminaliteti ma i paskrupulltė, qoftė edhe i kolltuqeve politike qė qelbura vegla tė huaja barbare e kolonizatore)!

Le ta dijmė mirė, se ata jetima-bonjak e familje dėshmorėsh, nuk do tė harrojnė kėtė makabritet ndėr ma ēnjerėzoresh edhe do vie dita, kur ka njė fuqi hyjnore, e njerėzore - qė do tė hakmerret kundėr tė gjitha keqpėrdorimeve tona, nė forma e mėnyra e methoda ndėr ma tė tmerrshmet - kundėr tė gjithėatyre shqiptarėve, qė sot mendojnė se kanė pasuri, villa, biznese teknefese, kundėr tė gjithė atyreve mburracakė turpi, huliganė e tė korruptuar politik, edhe kundėr tė gjithė atyreve qė nuk e ndajnė edhe kafshaten e gojės me jetimat tonė e familjet e dėshmorėve tanė!

Njė ngjarje e vėrtetė: njė shqiptar nga Malcia, gjatė regjimit tė knjaz Nikollės, ishte i dėnuar publikisht me varje nė litar. Pyetja e fundit nė sheshin e varjeve, pėr shqiptarin me lak tė varjes nė fyt ishte:
- A ke qenė ndonjėherė ma ngusht se sa tash nė kėtė moment vajeje?
- Po, tha shqiptari. E mbaj mend, kur njė natė tė errtė me shi e stuhi, mė erdhi vonė njė mik mysafir nė shtėpi dhe atė natė nuk pata as njė copė bukė me ia qitė nė sofėr, nuk mė qėlloi as buka nė shtėpi! Nė atė moment ishja shumė ma ngusht, i ngushtuar tek shpirti e pėrtejshpirtit - se sa tash me litar nė fyt! E shqiptarit iu rifal jeta, ku edhe vet armikun e bindi me zemrėn e shpirtin e tij bujar!

Bujaria shqiptare ishte krenaria jonė dhe vet shpirti i shqiptarizmės mbeti i pavdekshėm nė shekuj. Tre armė kishte shqiptari qė mbijetoi nėpėr shekuj robėrie i paasimiluar, i pazhdukur, e luftoi tė gjithė armiqėt e barbarėt e mijėvjeēarėve - tre armė ndėr ma tė sofistikuarat nė botė - i kishte shqiptari, qė bėnė tė jemi sot popull e komb historiografik - BESA, BUKA E NDERI - Besa shqiptare, qė as nuk mund tė pėrkthehet nė asnjė gjuhė tė botės, e lėre ma tė aplikohet, e pėrjetėsohet nė praktikė ekzistenciale, si trashigimia ma e fortė e Tė Parėve Tanė - BUKA bukėdhėnja, pėr mik e armik edhe NDERI shqiptar, morali mbi tė gjithė moralet e botės! Krejt aty kudo nėpėr botė, ku hasen a ndeshen kėto tre zakone, dije se kanė prejardhje shqiptare dikund nė trashėgiminė e njeriut! Dikush edhe mund tė ēuditėt, a horrollaqet, me mburracakėri, pse vetėm shqiptarėt i paskan pasė kėto tre armė, zakone? Unė iu them dhe iu argumentoj me fakte PO, duke e faktikuar gjallėrisht, me fakte tė pakontestueshme - si ndaj vet atij shqiptarit shqiptaruc, si ndaj secilit njeriut, e institucionit botėror! (Origjinal, direkt, as pa asnjė korrigjim)

Nezir Myrta d.v. Jan.10.2009.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
JETIMĖT E FAMILJET E DĖSHMORĖVE TREGOJNĖ SA MERITOJMĖ LIRINĖ
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Uji,Problem I Pazgjidhur Ne Familjet Dollogozhdare...

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Diskutime :: Diskutim i pergjithshem-
Kėrce tek: