ForumCalendarPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Kurbani dhe rregullat e tij

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
v_usa



Numri i postimeve : 46
Vendodhja : USA
Registration date : 22/04/2008

MesazhTitulli: Kurbani dhe rregullat e tij   Thu Nov 27, 2008 8:05 pm

Kurbani dhe rregullat e tij

Definicioni

Kurbani ėshtė njė lloj ibadeti i cili nėnkupton sakrificėn e njė lloji tė caktuar tė kafshėve, bagėtive ose gjedheve, nė kohėn e caktuar, me qėllim pėr t’iu afruar Allahut te Madheruar.
Ky lloj ibadeti ėshtė vaxhib, kurse ėshtė i themeluar nė bazė tė urdherit tė Kur’anit dhe tė hadithit tė tė Dėrguarit tė Allahut, s.a.v.s. Allahu i Lartėsuar thotė:

“Ne, vėrtet, tė dhamė ty shumė tė mira. Andaj ti falu dhe prej kurban pėr hir tė Zotit tėnd! E s’ka dyshim se urrejtėsi yt ėshtė farėsosur.” (El-Kevther, 1-3.)

“Tek All-llahu nuk arrin as mishi e as gjaku i tyre, por te Ai arrin bindja juaj. Ai ashtu ua nėnshtroi ato juve qė ta madhėroni All-llahun pėr udhėzimet qė ua bėri. Bamirėsve merru myzhde.” (El-Haxh, 37.)

“Thuaj: “Namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janė thjesht pėr All-llahun, Zotin e botėve.” (El-En’am, 162.)

Dispozita

Eshtė Sunnet i Fortė (ose vaxhib tek hanefite) ēdo vit, pėr atė, qe ka mundėsi. Eshtė prej veprave mė tė dashura tek Allahu i Madheruar, pas namazit te Bajramit.

Vlera

Njeriu, i cili there kurban, pėr ēdo qime te kurbanit ka shpėrblim (sevap). Ky shpėrblim mund te jete 10 pėr 1, ose edhe me shume pėr atė qe dėshiron Allahu i Madheruar. Ndėrsa mėkati i tij, me rastin e rėnies se pikave te para te gjakut te kurbanit ne toke, i falet.

Urtėsia e Kurbanit

Afrimi tek Allahu i Madheruar.
Ringjallje e traditės se Profetit tonė, Ibrahimit a.s., i cili kishte therur kurban si shpagim pėr tė birin, Ismailin (Paqja dhe shpetimi i Zotit qofte mbi ta).
Furnizim familjen si dhe mėshirė dhe solidaritet me tė varfrit dhe skamnoret,
Falėnderim Allahut te Madheruar pėr begatitė dhe dhuntitė e dhuruara.

Llojet dhe mosha e kurbanit

Dashi: Duhet tė jetė 6 muaj e pėrmbi.
Cjapi: Duhet tė jetė njė vit e pėrmbi.
Lopa: Dy vjeēare por qė ka hyrė nė vitin e tretė.
Deveja: Katėr vjeēare por qė ka hyre nė vitin e pestė.

Kushtet e Kurbanit

Duhet te jete i pastėr prej te metave vijuese:


I verbėr,
i ēalė,
i sėmurė,
me brirė tė thyer apo vesh tė prerė.
Kjo nėse e ka bririn tė thyer apo nė rastin tjetėr veshin tė kėputur nė rrėnjė, sepse nėse e ka vetėm pak tė thyer apo tė prerė-kėputur, kjo nuk do tė prishte punė.
Pėr kurban nuk mund tė priten pulat, gjelat, patat etj., po as edhe kafshėt e egra tė cilave u hahet mishi. T’i presėsh kėto me nijet kurbani ėshtė mekruhi tahrimen (gjė e papėlqyeshme afėr haramit).
Pėr kurban duhet tė zgjidhet kafsha e shėndoshė dhe e ushqyeshme, e jo e dobėta dhe e sėmura.

Koha e therjes:

Pas namazit tė Bajramit e deri nė ikindinė e ditės sė katėrt tė Bajramit.

Sjelljet qe duhet praktikuar gjate therrrjes se Kurbanit

Kurbani duhet tė theret nė mėnyrėn mė tė lehtė. Pėr kėtė thika duhet tė mprehet mirė, ngase Muhammedi (a.s.) ka thene:

" Vėrtet Allahu ka obliguar mirėsinė pėr ēdo gjė, prandaj kur tė vritni, vritni me njerėzi dhe kur tė therni, therni me njerėzi. Ēdokush prej jush duhet sė pari ta mprehė thikėn dhe ta qetėsojė kafshėn pėr therje. " [ Transmeton Muslimi ]



Ndarja e mishit: Mė sė miri ėshtė tė ndahet mishi nė tri pjesė:


1/3-ėn lėmoshė pėr te varfrit,
1/3-ėn dhurate fqinjėve, te afėrmve dhe shokėve, dhe
1/3-ė pėr familje.
Nėse shpėrndahet i tėrė kurbani, shpėrblimi ėshtė mė i madh.

Cka i preferohet atij qė do tė therė Kurban

Me te hyre dhjetėshi i fundit i Dhul Hixhxhes, nuk duhet t’i prese thonjte dhe as te qethet,
Ta there vet kurbanin, por nėse nuk di, atėherė te paktėn le te prezantoje kur te theret kurbani.
Te thotė me rastin e therjes se kurbanit dhe duke qene i kthyer kah kibleja:

Bismil-lah...Allahu Ekber...Allahumme Hadhihi Minke ve Leke (O Zoti yne! Kjo ėshtė prej Teje dhe ėshtė per Ty). Allahahumme Hadhihi Anni Ve An Aileti (O Zoti im! Kjo ėshtė prej meje dhe prej familjes sime) (ose ne rast se there kurban pėr dike tjetėr thotė: Kjo ėshtė prej filanit dhe familjes se filanit)
Te haje nga mėlēia e kurbanit, si pasim Muhammedin (a.s.), i cili me te therre Kurbanin, pėrgatiste ushqim nga mėlēia.

Ē’duhet bėrė me lėkurėn e kurbanit

Duhet ditur se nuk lejohet asgjė tė shitet nga kurbani, madje as qimet dhe lėkura e tij. Lėkura mundet tė mbahet pėr vete me kusht qė, vlera e saj nė tė holla t'u jepet tė varfėrve. Lėkura e kurbanit mund t'u jepet edhe institucioneve dhe shoqatave humanitare, qėllimi i tė cilave ėshtė ndihmesa e tė varfėrve, nė rast se ka shoqata dhe institucione tė tilla nė atė vend. Lėkura e mbajtur pėr vete duhet tė mbahet e pastėr dhe tė pėrdoret pėr falje.

Shėnim

Njė dele e vetme vlen pėr njeriun dhe familjen e tij, sepse Profeti (a.s.) kishte therre dy desh dhe kishte thėnė pėr te parin: Ky ėshtė prej Muhammedit dhe familjes se Muhammedit!
Lopa vlen pėr shtate persona me familjet e tyre.
Mund te theresh kurban pėr te vdekurin nėse ka lėnė amanet pėr njė gjė te tille, por nuk prish pune qe edhe atė ta fusesh ne radhėn e familjes sate, edhe nėse nuk e ka lėnė amanet.
Kasapit nuk i epet asgjė, as nga mishi dhe as lėkura, por paguhet, sepse Muhammedi (a.s.):

"Ne i japim nga paratė tona".

Kjo nuk d.t.th se nuk lejohet t'i japėsh kasapit asgjė, porse nuk lejohet t'i japėsh ne vend te pagesės, sepse t'i japėsh diē si lėmoshė do te ishte mire.
Fukarate, te cilėt nuk kane mundėsi te therin Kurban, le ta dine se Muhammedi (a.s.) ka therrur kurban pėr ta, siē kishte thėnė me rastin e therjes se kurbanit te tij te dyte ne njė bajram: "O Zoti im! Ky kurban ėshtė prej meje dhe prej atyre, qe nuk kane patur mundėsi te therin prej ummetit tim!".
Lejohet autorizimi i therjes se kurbanit, edhe nėse autorizuesi dhe i autorizuari nuk janė te njė vendi.

Gabime te shpeshta

Besimi se kurbani femėr nuk vlen pėr mashkullin dhe se kurbani mashkull nuk vlen pėr femra.
Bindja se kurbani duhet te jete vetėm pėr njė person.
Besimi se kurbani ėshtė obligim vetėm njė here ne jete.
Besimi se kurbani ėshtė obligim pėr te vdekurin.

Tekbiri Teshrik

Nga namazi i sabahut, natėn e kurban bajramit e deri nė namazin e ikindisė tė ditės sė katėrt tė bajramit, pėr haxhinjtė e pėr ata qė nuk kanė shkuar nė haxh, pėr secilin mashkull e femėr, nė qoftė se tė falet me xhemat, apo vetėm, pas namazeve farz, sa po tė japė selam ėshtė vaxhib tė lexojė njė herė tekbirin teshrik.
Pas namazit tė xhenazes nuk lexohet. Pasi tė dalėsh nga xhamia dhe pasi tė flasėsh nuk duhet tė lexohet.
Nėse imami e harron tekbirin, xhemati nuk e braktis. Meshkujt mund ta kėndojnė me zė tė lartė. Gratė e kėndojnė ngadalė.

Tekbiri teshrik bėhet nė kėtė mėnyrė:

"ALL-LLAHU EKBER, ALL-LLAHU EKBER. LA ILAHE IL-LALL-LLAHU VALL-LLAHU EKBER. ALL-LLAHU EKBER VE LIL-LAHILHAMD".



Allahu na i pranoftė neve dhe juve veprat tona tė mira! Amin
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Jacky



Numri i postimeve : 11
Age : 23
Vendodhja : SHKUPI
Registration date : 04/11/2008

MesazhTitulli: Re: Kurbani dhe rregullat e tij   Mon Dec 01, 2008 10:32 pm

Amin inshalla shum teksti i mir qenka
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Kurbani dhe rregullat e tij
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Diskutime :: Religjioni | Feja-
Kėrce tek: