Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Bashkbisedim me Nedrit Koxhaxhikun!

Shko poshtė 
AutoriMesazh
ArGeN--t
Admin
Admin



Numri i postimeve : 859
Age : 33
Vendodhja : Dollogozhdė
Registration date : 02/12/2006

Bashkbisedim me Nedrit Koxhaxhikun! Empty
MesazhTitulli: Bashkbisedim me Nedrit Koxhaxhikun!   Bashkbisedim me Nedrit Koxhaxhikun! Icon_minitimeSat Jun 28, 2008 3:26 pm

Ne Emer te Allahut, Meshiruesit, Meshireberesit

"Gjithēka qė ėshtė mbi tokė, Ne e bėmė stoli tė saj, pėr t’i provuar ata, se cili prej tyre do tė jetė mė vepėrmirė." (Suretu El-Kahf: 7)

Te gjithe luftojm per mire,te gjith mundoemi te gezojm familjet tona,te gjithe luftojn per te drejtat e tona,te gjithe nuk mund te futen gjithkund,te gjithe te mbesim te bashkuar ne vepra te mira.
Dollogozhda,nje vendbanim tash me me an te web-faqes sone shum probleme jan hasur drejtperdrejte me boten e lexuesve dhe mendimtareve,Dollogozhda nje vend qe ka len gjurm ne historine e saj.Sa do e mire a e keqe te jete ajo ne perseri eshte vendlindjen jone.
Nga dita ne dite,degjojme probleme te ndryshme,ende pa mbaruar njeri fillon tjetri,probleme qe shum perfolen dhe shum gjat vazhdon zgjidhja,dhe kjo zgjidhje nuk i dihej se si perfundon.
Ndalohemi pikerisht ne disa probleme qe sot hasen ne Dollogozhde.
Problemi ne Xhamin e f.Dollogozhde... Pikerisht menduam te bashkbisedojme me Z.Nedrit Koxhaxhiku per disa sqarime qe do ju interesojne ju si bashkvendasit tane:


N.K-Para se te filloj desha te cek se ne xhamin e fshatit ton mendoj se nuk ka me probleme.


Argent: Me pak fjale,na pershkruaj Kush eshte Nedrit Koxhaxhiku?

Un kam lindur ne Dollogozhde (1982).Shkollen fillore e kreva ne fshat,ndersa ate te mesmen ne Shkollen e mesme islame Medresene isa Beu ne Shkup,ndersa fakultetin ne Univerzitetin e Al-Azharit ne Kajro drejtimin Komentin e Kur'anit(tefsir).

Argent: Kur per here te pare keni drejtuar nje Xhami? dhe se si jeni ndjer ne ato momente?

N.K:Per here te pare ne xhami kam drejtuar qysh kur kam qene ne medrese,ndersa ne xhamin e fshatit tone per here te pare kam drejtuar ne ramazan ne vitin 2007.
Ne ato momente jam ndjer si njeri me i gezuar dhe me i lumtur ashtu siē ēdo kush qe ka fatin te punoi me popullin e vet dhe njekohesisht ndjeja vetėn se deri diku jam duke e kryer obligimin ndaj allahut,vetvetes dhe ndaj popullit tim.


Argent: Sa e rendesishme eshte per ty,te behesh Imam i xhamis se Dollogozhdes?

Per mua detyra e imamit eshte detyre e shejte dhe eshte nder qe un te punoi ate detyre.

Argent: A duhej qe Nedrit Koxhaxhiku te jet imami i xhamis se Dollogozhdes? Nese po Pse? Nese jo Pse?

Obligimi im personal eshte qe un te kryej detyren e thirrsit ne Dollogozhde,ndersa Dollogozhdaret jan ata te cilet vendosin a duhet qe un te jem apo jo?

Argent: Nje sqarim te vogel,per ata qe nuk e din se si vijoj konflikti mes teje dhe hoxhes tjeter?

N.K: Un nuk pata kurrfare konflikti me te,ndersa ai pat thene se ka konflikt me mua,mirepo duke mos e bazuar ne asne baze.
Pasi qe mua me thane disa katundare a mund te jesh edhe ti hoxhe i dyte gjat muajt te ramazanit -un ju thash gjithsesi Po,mirepo mos lindin probleme!
Ata thane se nuk ka per cka me lind probleme dhe ky ishte hapi i pare qe un konkurova te hyj si imam i dyte gjat muajt te ramazanit ne xhamin e fshatit.
Konflikti lindi kur hoxha S.L. tha se per te hyre ketu duhet te me pyetni mua,dhe duhet qe un te informohesha 3 muaj perpara,pastaj tha se Dollogozhda nuk ka fond te mbaje nje imam dhe nese hy un do ti hym ne hak atij,dhe mes tjerash tha se ne Dollogozhde ka njerez qe mua nuk me duen,pergjigja ime ishte se ki katund nuk eshte Jetim qe vendimet ti marrish ti,katundi ka kryesi te fshatit,ka kryesi te xhamis dhe ata jan ata qe vendosin dhe jo ti dhe un,ndersa sa i perket asaj qe nuk me duan mua ka edhe qe nuk te duen ti mirepo kjo nuk do te thote qe ti nuk e kryen detyren e imamit,ashtu qe nuk dmth qe edhe un ta kryej ate,ndersa sa i perket fondit un i thash qe un jam i gatshem ta kryej ate vullnetarisht vetem e vetem qe mos de te hij ne hak ti edhe pse kjo nuk eshte pergjegjesia jone.Keto ishin hapat e para qe lindi mosmarrveshja dhe si perfundim i kesaj ishte qe un u thirra ne Polici u kanosa me rreziqe te ndryshme etj.


Argent: Pas largimit se hoxhes Selajdin, a mundeni te futeni ne Xhami?Apo ende vazhdon termi " Terrorist"?

Pas largimit te tij nga fshati un kam shku ne xhami dhe nuk jam thirr as ne polici e as nuk jam kanos nga dikush dmth gjithcka eshte ne rregull.Per ata qe duen te din me teper un ne xhami shkoi si xhemat i thjeshte dhe asgje me teper.

Argent: Neqofte se merret vendim se imami i xhamis se Dollogozhdes,nuk do jesh ti? Cili do ishte reagimi yt?

Ky vendim vec eshte marre dhe un nuk kam per cka te reagoje kur u arrit qellimi kryesor dhe ai eshte qe fshati te mos percahet dhe te mos kete incidente

Argent : Cila do ishte ajo fjal qe do i thoje MJAFT ne Dollogozhde? Dhe cfar ndryshimesh mendon se Dollogozhdes i duhej bere?

Ne dollogozhde,ka shum sende qe duhet tu themi MJAFT,dhe shum ndryshime qe duhet te behet,disa nga to i kam theksu ne temat e ndryshme te forumit tuaj,ndersa ate qe do ta perseris ketu MJAFT INTERESIT PERSONAL,MJAFT INCIDENTEVE..!


Argent: Nje IMAM I RI sjell nje Rini me plot ardhmeri!
Kshu mund ta themi nje thenie! nga e cila deshirojm te te pysim se ēka i nevoitet RINIS DOLLOGOZHDARE qė te futet ne besim tek zoti te respektoje kushtet e detyrueshme te islamit?


Rinis Dollogozhdare i nevoitet nje imam qe te punoje me rinin ne baza te sinqeritetit dhe me seriozitet teper te madhe se rinia Dollogozhdare din ti vlersoj punet.

Argent: ēfar projekte keni ndermend te beni ne Dollogozhde,nese ju bie rasti te fitoni nje konkurs NDIHMESE!

Disa nga to i kam cekur ne temat e forumit,ndersa nga ato qe si kam ceke ndertimi i XHAMIS SE VJETER,vendosja e nje Pllake te emrave te luftetareve dhe deshmoreve ne nje pjese te fshatit.

Kush duhej ta zgjedhe Kryesin e Xhamis?

Kryesin e xhamis e zgjedh fshati

A mendoni se Dollogozhdes i duhej 2 Xhamia me 2 Hoxhallare?

Xhamiat nuk bihen asni far demi ne qofte se e luajn rolin e xhamis edhe Hoxhallaret nuk bihen ne kurr far demi nese bien ne rolin e hoxhellekut prandaj nuk ka ndonje te keqe nese kemi me shume xhamia dhe me shum hoxhallare sepse hoxhallaret jan ne sherbim te popullit.

Pse mos behej nje ore ne jave se paku ORE FETARE me nxenes dhe student te rinj ku se paku te mesojne diēka per Fejen islame?

Nje nder qellimet kryesore ka qene qe kjo te realizohet mirepo per X shkaqe ky qellim i imi nuk u realizua.Deshira im eshte qe kjo kur do qe te jete te realizohet sepse nje gje e tille eshte obligim dhe pergjegjesin e kemi se bashku.

Argent: Dollogozhda,gjithmon nxjerr talent te rinj neper fusha te ndryshme,a duhej te formohet KORI FETAR I Dollogozhdes,te jet i pregatitur per festa te ndryshme si psh: ne Muajn e ramazanit para se te filloe taravia te ket ILAHI nga Kori fetar i Dollogozhdes? po ashtu edhe per Fiter e Kurban Bajram? car mendimi keni?

Gjithsesi PO,mirepo jo vetem kaq duhet te formohen edhe shum sende te tjera qe jan ne dobi te popullit.

Argent: Feja islame ne Dollogozhde..! Si mund ta na shpjegojsh me disa fjale?

Dollogozhdaret jane musliman dhe e ruajn kulturen e tyre te cilen e kan pasur edhe paraardhesit e tyre.Feja ne Dollogozhde mund te themi se ka nevoje per nje ripertrirje nga qe ne shum vende eshte komentuar nga njerez qe nuk e njohin ate,mirepo ajo perseri eshte shum me mire se ne disa vende tjera.

Fjalet tuaja per www.dollogozhda.be

Nuk kam cka te them vetem se ti falemenderoje per punen qe bejne dhe tju uroj sukses me tutje,njekohesisht te shpreh mendimin tim se punen qe ben eshte pun e madhe qe sun e behe cdokush dhe tju lutem te vazhdojne me tutje.
-Njekohesisht kisha shfrytezu rastin qe tu bejne thirrje banoreve te Dollogozhdes te ken parasysh kete pun qe behet dhe te ndihmojne kete web-faqe me mundesit e veta qe kane,se kjo behet per te miren tone.


Argent

Ju faleminderit qe shfrytezuat kohen te ndani disa minuta se bashku me ne, te urojm fat ne jete dhe nje jete sa me te lire dhe sa me te qete!


Ju faleminderit dhe juve!

Bashkbisedim mes Argent Alasani & Nedrit Koxhaxhiku

28.06.2008 ( E Shtune Ora 13.00)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.dollogozhda.eu
 
Bashkbisedim me Nedrit Koxhaxhikun!
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Bashkbisedim me Nedrit Koxhaxhikun!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Diskutime :: Arkivi I artikujve tė mėparshėm-
Kėrce tek: