Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Plagėt e gurbetit,ende vazhdojn...

Shko poshtė 
AutoriMesazh
ArGeN--t
Admin
Admin



Numri i postimeve : 859
Age : 33
Vendodhja : Dollogozhdė
Registration date : 02/12/2006

Plagėt e gurbetit,ende vazhdojn... Empty
MesazhTitulli: Plagėt e gurbetit,ende vazhdojn...   Plagėt e gurbetit,ende vazhdojn... Icon_minitimeSun Mar 23, 2008 1:57 pm

Njė vdekje qė tronditi familjen,bashkėvendasit,farefisin,dashamiret e shoqerin;sot u shua ne varrezat e fshatit Dollogozhdė.
Rreth ores 10:00 (23.03.2008) nė varrezat e F.Dollogozhdė,u varros babai,vellau,shoku dhe miku Refajet Dervishi (Refi).
Qindra qytetare nga Dollogozhda dhe rrethina e percollen me ngushllimet e sinqerta deri te varrezat e F.Dollogozhdė.



Refajet Dervishi lind mė 16 Nentor 1958 nė F.Dollogozhdė.
Shkollen fillore e kreu ne vendlindje ku qysh ne femiri u dallua per dashuri ndaj atdheut te cilin me pas e vazhdoi edhe ne gurbet.
Pėr veprimtarin patriotike te tij,miku i tij me i ngushte shkruan nje telegram ngushllimi:


E Nderuara familje Dervishi

Pranoni ngushllimet me te sinqerta per vdekjen e babait,bashkshortit,vellaut,shokut,ju dhe mbare farefisi dashamiret dhe bashkvendasit tuaj.

Nderuari Refajet Dervishi- Refi

Lajmi i kobshem,i pa pritur dhe i zi per vdekjen tende,ne moshen jo edhe aq te shtyre,na goditi ne shokeve,te afermve e me te dashurve te tu.

Qysh ne moshen e re iu rreke kurbetit te mallkuar. U ndave dhe ike aso kohe nga rrethi nga te afermit e te dashurit te tu.U ndave nga Dollogozhdaret e tu,nga ata qe te deshten dhe i deshe aq shume.Ishe nje gurbeqar i dalluar,por,jo vetem kaq! Ti ishe poashtu edhe nje atdhetar i perkushtuar dhe i dalluar,qe u dallove dhe kontribove aq shume per kombin tend,Ishe larg,por vendlindjen se harroje kurre!

More pjese ne shume demostrata ne perendim,edhe atehere kur te tjeret frigoheshin ta permendin e zene me goje fjalen liri e shqiptare! Ti do te ishte nder rreshtat e pare,shpeshhere edhe me fytyre te mbuluar,neper te gjitha qytet e Zvicres,ne Gjermani e deri ne Den Haag te Hollandes,e vende te tjera,qe organizoheshin qindra...Ishe aktiv dhe ndihmove me pjesmarrje fizike e financiarisht sa here qe e kerkonte nevoja,kur te thirrte zeri i atdheut.

Punen dhe aktivitet kombetare i coje paralelisht.Kurre nuk ndije lodhje,perkundrazi krenari!!! Ato ngjarje te sheronin shpirtin! Te beshin me te forte.

Prandaj vdekja natyrore e jote ne dheun e huaj,larg vendlindjes tende,eshte pak - ca me ndryshe me vdekjet tjera,te rendomta...

E deshe jeten,ashtu si e deshe Lirine dhe te drejtat e tua kombetare,qe te jemi te barabarte si te gjithe popujt nen kete qiell qe ka vende per te gjithe ne. Pikerisht kjo te bene edhe me shum madheshtore,kjo do te le te pashlyer per gjate kohe,ne kujtesen tone per te mire. E arrite ra shijojsh edhe ate pjese lirie PAVARSINE E KOSOVES,ku thoje se na presin edhe me shum pune te medha per ti bere,sepse me kaq nuk ishe i kenaqur!

Ne qe te njohem nga afer e dime mire se si ishe i vendosur dhe i prere.Kur thoshe nje here po dhe u kry!

U largove pergjithmone nga ne.Papritmas dhe shpejte,por gjithsesi do te mbetesh ne kujtesen tone si njeri i mire,i drejte,puntore i vyer dhe i sjellshem,aktivist shembullore,dhe domosdo kombetare e atdhetar i dalluar,ne mesin e puntoreve te diaspores ketu ne Zvicer dhe me gjere!!!

Nuk do te qajme,ngase ti vet kete nuk e deshe,lotet i urreshe.

Ndahemi nga ti Refajet,me shpresen dhe pretimin se historia nuk harron kurgje,dhe se shenon cdo gje,dhe nje dite do ti shenojme edhe meritat e tua,nje per nje,per krejt cka ke bere ne jete per vehten dhe per te miren e kombit.

Preu i qete ne boten e amshueshme o i dashur,i nderuar dhe i respektuar REFI,te qofte i lehte dheu i tokes ame!!!...

Halit Naxhaku 23.03.2008 ,Walenstadt (CH) Zvicer.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.dollogozhda.eu
ArGeN--t
Admin
Admin



Numri i postimeve : 859
Age : 33
Vendodhja : Dollogozhdė
Registration date : 02/12/2006

Plagėt e gurbetit,ende vazhdojn... Empty
MesazhTitulli: Re: Plagėt e gurbetit,ende vazhdojn...   Plagėt e gurbetit,ende vazhdojn... Icon_minitimeWed Mar 26, 2008 12:42 am

Plagėt e gurbetit,ende vazhdojn... I315860039_47355_5

Plagėt e gurbetit,ende vazhdojn... I315860040_47744_5

Plagėt e gurbetit,ende vazhdojn... I315860048_15953_5

Plagėt e gurbetit,ende vazhdojn... I315860044_58764_5

Plagėt e gurbetit,ende vazhdojn... I315860689_39221_5

Plagėt e gurbetit,ende vazhdojn... I315860687_8581_5


Plagėt e gurbetit,ende vazhdojn... I315861044_52216_5
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.dollogozhda.eu
 
Plagėt e gurbetit,ende vazhdojn...
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Nuri Mazari,vepra jote ende spo vdes!
» Ndertimi I Fushes Spotive Pas Shkoles Ende Nuk Eshte Perfund
» Sukseset e SHKA "BESA" ende nuk marrin fund!!!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Diskutime :: Arkivi I artikujve tė mėparshėm-
Kėrce tek: