Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Traditat Dollogozhdare

Shko poshtė 
AutoriMesazh
ArGeN--t
Admin
Admin



Numri i postimeve : 859
Age : 33
Vendodhja : Dollogozhdė
Registration date : 02/12/2006

Traditat Dollogozhdare Empty
MesazhTitulli: Traditat Dollogozhdare   Traditat Dollogozhdare Icon_minitimeThu Jan 24, 2008 10:14 pm

Fshati i jone Dollogozhde eshte vendbanim shum i lashte kodrinoromalor i ndertuar ne rreze te malit karaorman ,dhe sot Dollogozhda numeron afer 600 shtepi dhe rreth 3500 banor.Banoret e Dollogozhdes jane mare kryesisht me bujqesi dhe blegtori dhe artizanate te ndryshme.
Sipas atyre pak shenimeve,sipas gojdhenave,sipas germimeve arkeologjike por dhe sipas tradites len te kuptohet se eshte vendbanim ilir.
Kemi qene dhe jemi popull mikeprites dhe bujare.Gjate historise shekullore njihemi si vendas human kemi ndihmuar dhe ndihmojmekur e ka lyp nevoja e vellezerve tane si ne rrethine ashtu edhe me large.
Te pakta jane shenimet nga e kaluara per te treguar me se miri historikun e vendbanimit tone por ka te shumta jane traditat e nje kulture madheshotore te ruajtur brez pas brezi.
Jane te shumta kremtimet e festive te ndryshme te cilat dhe sot e kesaj dite dite po festohen.Eshte nje tradite qe rrall kush tjeter e gezon.Te ruajtura jane shum festa dhe trashegimi tjera etnokulturore.Populli jone ka ditur qysh ne kohrat me te hershme te bejn ndarjen e stineve,ashtu eshte festuar fillimi i pranveres,veres,vjeshtes dhe dimrit.
Jane shum festa qe jane festuar te shoqeruara me rituale te ndryshme si me pregatitije te ushqimeve ashtu dhe te shoqeruara me lojra te ndryshme etnike popullore te shoqeruara po ashtu me vargje te krijuara nga vet populli te cilat jane thene gojarisht ose jan recituar ose kenduar.

Si festa me te njohura jane :

Dita e veres
Dita e ujit (kjo dite eshte e njohur si dita e shen gjergjit ku ka filluar vera dhe punet bujqesore)
Dita e eremise
Dita e bukes ose si qe e kane quajtur dita e kercmes (vlen per tu theksuar se kete dite festoon vetem vendbanimi yne )
Dita e botes ( qylli i tokes qe eshte perdorur per lyerjen e shtepive)
Fetsa e veres
Festa e kalase
Dita e shen mitrit (dita kur mbaron vjeshta dhe fillojne pregatitjet per dimer)
Dita e shen ndreut (mesi i dimrit)

Jane te shumta keto festa "si dhe ditet tjera festive te tradites se dasmave tona ruatja e asaj tradite.
"Njėra nga traditat mė tė lashta tė kombit qė ėshtė ruajtur me xhelozi dhe besnikėri nė Dollogozhdė janė dasmat. Kjo tradit e bukur qė bėnė pjesė nė grupin e kėngėve familjare pėr tė cilėn dollogozhdarėt janė tė njohur pėr ruajtjen autoktonike tė saj nga ceremonija e fejesės deri te ajo e martesės. Ėshtė normale se me ndryshimin e kushteve, me ndryshimin e gjendjes ekonomike edhe kjo tradite ka pėsuar ndryshime, por ajo qė ėshtė qenėsore (thellbėsore), ėshtė ruajtur.

Duke u nisur prej kohėrave mė tė vjetra e deri mė sot ka pasur shumė ndryshime nė organizimin e dasmave.
Dasmat pėr kohezgjatje mund ti ndajme nė 3 grupe:

Dasmat qė bėheshin para gjysėm shekulli dhe zgjatnin 8 ditė, fillonin dhe mbaronin ditėn e enjte.
Dasmat qė bėheshin para 20 e mė shumė viteve zgjatnin 4 ditė, te cilat fillonin ditėn e hėnė dhe mbaronin tė enjten.
Dasmat qė bėhen sot zgjasin vetėm 1 ose 2 ditė.
Ditėt e fillimit dhe mbarimit tė dasmave nuk caktohen. Dasmat bėhen pėr njė ditė, fillojn nė mėngjez dhe mbarojn nė mbrėmje.

Mė parė dasmat janė bėrė nė stinėn e dimrit, kurse tani bėhen nė stinėn e verės pėr shkak tė ardhjes sė gurbetqarėve."
Vlen te permendet edhe veshja karakteristike per vendbanimin tone si per burrat ashtu dhe per grate.
Veshjet e nuseve-grave
"Kėmishat prej pelhure tė endura nė razboj (tėrkuzė), kėmishat shalle, kėmishat me varra, kėmishat me topa, kėmishat me honxa, kėmisha mendafshi ose e ashtuquajtura pelhurė e mirė.

Bofēat me drugėz, bofēat me topa tė bardha, ēarēafe shalle, ēarēaf me topa, ēarēafe rende. Dullaku i nuses ishte prej kadife ose atllasi. Mbi kėmishen vehej jeleku, brezi gjysėm dimie, te cilėt brezėr kanė qenė prej kadife, atllasi, basme etj. Kėto tesha i kanė qepur gratė nėpėr shtėpija dhe tė cilat ruhen ende kėsaj dite. Si pjesė e veshjes sė nuses kanė qenė edhe komat te thurura me dore prej gajtani. Gratė mė tė vjetra kanė veshur kėmisha prej pėlhurė me onxa tė kaltėrta, peshtemallat, peshterkat, ndersa ēirkat kanė shėrbyer si pallto prej kadifes sė zezė ose tė kuqe."
Veshjet e burrave
"Burri ka veshur kėmishe tė bardhė me sqepa, pallto, pantollona prej shajaku e mė vonė prej shtofi, opinga dhe mė vonė kėpucė, ēorape tė cilat kanė qenė tė bardha e tė thuruara prej leshi. Mė tė vjetrit kanė mbajtur tirqe koprone etj."

Duke pare se keto tradita te ruajtura deri me tani bres pas brezi,ne pakujdesi po lihen ne harrese dhe keto tradita dale ngadal po vjen duke u zhdukur,nga disa dashamire te tradites e kultures tone u mor inciative per organizimin e nje manifestimi per te kthyer ne kujtesen tone,ose me mire te themi qe te mos i harrojme por te fillojme ti ruajm dhe ti festojme e ti tradhegimojme dhe ne brezat qe vin pas.
Ky manifestim eshte i emeruar "Dita e Rrapit" duke u bazuar ne madhestine e ketij rrapi shekullor.
Rrapi jone eshte nje dru shum i lashte dhe duke e pare ate nuk na ngelet gje tjeter vec se te kthejme kujtesen tone ne historine dhe traditat me te hershme se vjetersia e ketij rrapi.
Ai rrin krenar aty ne vend te vet dhe na jep guximin dhe fymezimin dhe na meson qe kurr mos ta harrojme te kaluaren tone.
Po,ky manifestim eshte emruar "Ditet e Rrapit".Sipas gojdhenave nga te paret tane ky dru mjaft i vjeter duhet ti ket rreth 250 vjet,dhe nga gojdhenat dime se prejardhjen e keti Rrapi vjen nga Elbasani,kurse disa te tjer thon se vjen nga Gjirokastra.Por duke pare se ne keto vende ka kaluar rruga "Via egnatia"dhe duke u bazuar ne tregtin te lidhur dhe te perhershme ne mes te rretjit te Struges dhe te Elbasanit mund te theksohet se prejardhja e rrapit vjen nga Elbasani.
Nen hijen e ketoj rrapi jane mbajtur shum kuvende burrash jane marre shum vendime historike.
Edhe pse akoma te pa ndricuara mire dime dhe kemi mesuar se jemi popull me histori shum te lavdishme dhe me tradite etnokulturore shum shekullore.Shpresojme se historianet tane do ti hyne nje pune mjaft te rende shkencore per te nxjerre ne drite historine si ate me te hershme ashtu dhe kete me te voneshme.
Eshte detyr dhe obligim i jone qe brezave qe vin pas tu leme ne menyre sa me origjinale historine dhe traditat tona shekullore.
Sipas shenimeve historike dhe gojedhenave jemi popull qe kemi trguar heroizem te pa shoq duke u dale ne ndihme vellezerve tane ne te gjitha trojet etnike.Te paret tane e dim se kane marre pjese ne shume luftra kunderpushtuese,si me heret por edhe ne historine e mevonshme ne luftra si ndaj turkut ashtu ndaj grekut,bullgarit dhe serbit.Poashtu dhe ne luftrat ballkanike,si ne luften e pare ashtu edhe ne te dyten boterore.Ne kohen shum me te vonshme djemte tane moren pjese aktive ne luften e Kosoves,Presheves dhe Bujanovc per tu cliruar nga regjimi serb,si dhe ne konfliktin e vitit 2001 ne Maqedoni.Jemi bujar dhe mikprites kete e deshmuan dhe ne mikpritje te vellezerve tane kosovar te debuar nga regjimi serb nga trojet e tyre.U dhame buk,krype dhe zemer ashtu si din dollogozhdaret.
Ky manifestim mbahet per ate qellim qe te kujtojme dhe kurr mos harrojme historine dhe traditat tona etno-kulturore.
Jemi popull me shum vuatje.Sot kemi dhe nje plag tjeter qe na dhemb te gjitheve,Mergimin.Nuk eshte per tu habitur nese thuhet se gjyshmen e dollogozhdareve e kemi jasht shtetit,si ne Europe,Amerike,Australi dhe ne shum vende tjera anembane botes.I kemi jashte hijes se fresket dhe jashte mbrojtjes se ketij rrapi shekullor.
Ky manifestim po mbahet ne kete kohe te diteve te nxehta sepse tani ju te dashur vellezer e shfytezoni kete kohe per ti kaluar pushimet tuaja dhe per tu cmallur me vendlindjen.
Kushtet ekonomike dhe politike ju kane detyruar te merrni rrugen e dhimbjes e te loteve,per te punuar ne vende te huaja te cilet kane nje histori,kulture, e gjuhe te ndryshme nga ajo e jona.Jemi te bindur te gjithe ne se ju me dinjitet dhe krenari u percillni femijve tuaj historine,traditen e kulturen tone te lavdishme.Ne qe jemi ketu jemi te obliguar te punojme dhe me kesi manifestim ka dhe nje qellim tjeter takimin me ju ku do te cmallen vellau dhe vellane,miku me mikun etj.
Me padurim presim kthimin tuaj ne vendlindje.Jeta eshte e shkurter dhe nuk e dime se ne vitin e ardhshem a do te shihemi perseri.
Dhe ju ktheheni te dashur vellezer dhe ne kete kohe j jepni gjalerrine Dollogozhdes tone.Por ky takim eshte shum i shkurter,kalon koha dhe vjen dita e ndarjes se perkoshme.Ju niseni perseri rruges se mergimit,rruges se dhimbjes dhe te loteve.
Nder keto aktivite te ndryshme ose me sakte Tradita Dollogozhdare nuk mund ta lemė anash edhe jeten artisikt e kulturore ne Dollogozhdė.
Ne fshat edhe sot egziston SHKA "Besa"-Dollogozhde e cila ka nje histori te bollshme sa i perket jetes kulturore-artistike dollogozhdare.
"Shoqėria Kulturore-Artistike "BESA" ėshtė formuar nė vitin 1974,si rezultat i dėshirės sė madhe tė rinisė Dollogozhdare, pėr tė afirmuar vlerat dhe traditėn kulturore-artistike tė Dollogozhdės dhe Trevės Strugane.
Pėr shkaqe tashmė tė njohura politike nė kėto treva, kjo Shoqėri ndėrpret Aktivitetin e sajė disa vite dhe pėrsėri rinis Aktivitetin e saj nė vitet 1991/92,ku si Kryetar i sajė zgjidhet Juristi Adi Useini. Nė vitet qė rrodhėn Shoqeria "BESA" merr pjesė nė njė numėr tė madhė Koncertesh dhe Festivalesh si nė: " Kėngė Jeho"- Strugė; "Sharri Kėndon"- Tetovė; "Oda Dibrane"-Peshkopi dhe tė tjera manifestime kulturore, ku prezanton tė gjitha tė arriturat e kėsaj Shoqėrie ndėr vite. Nė vazhdėn e prezantimeve tė suksesshme, Shoqėria "BESA" nė vitin 1994 me Vallen "Vallja e Plakut" fiton cmimin e Parė pėr vallen mė tė mirė nė Festivalin " Kėngė Jeho"- Strugė 1994. Nė Kuadėr tė kėsaj Shoqėrie nė Maj tė vitit 1999 u organizua njė Koncert madhėshtor nė Stadiumin e fshatit pėr pėrcjelljen e Vėllezerve tanė Kosovarė nė trojet e veta Etnike, me moton "Kosovė e gėzofsh Lirinė dhe Pavarsinė". Nė gusht tė vitit 2002, falė njė pune tė palodhėshme disa vjecare, Shoqėria Kulturore-Artistike "BESA" fiton cmimin e Dytė nė Festivalin " Kėngė Jeho"- Strugė 2002, kurse nė po tė njėjtin Muaj tė vitit 2003 laureohet me cmimin e Parė tė po kėtij Festivali. Ky cmim ndikoi mjaftė nė punėn e vetė Shoqėrisė "BESA", dhe qe njė pikė shtytėse qė aktivitet e ardhėshme tė kėsaj Shoqėrie tė jenė edhe mė tė suksesshme dhe mė profesionale nga ana Artistike. Pas prezantimit dinjitoz nė Festivalin e njohur tė Strugės, SHKA "BESA" pranon Ftesė Zyrtare qė tė prezantohet edhe para publikut dhe Artėdashėsve Kosovarė nė Prishtinė, dhe njėherit Programi i sajė i pasur kulturoro-artistik transmetohet edhe nė Programin nė Gjuhėn Shqipe pranė Radio Televizionit Shtetėror tė Maqedonisė. Me angazhimin e Shoqėrisė Kulturore-Artistike "BESA", u bė i mundur edhe realizimi i njė Dokumentari pėr vetė fshatin Dollogozhdė, i cili pėr qėllim pati prezantimin e tė gjithė vlerave dhe traditave etno-kulturore, folkloristike e tė tjera qė i ka fshati Dollogozhdė. Pėr t'a mbajtur gjallė kėtė Shoqėri qė sot krenohet e gjithė Dollogozhda, kontribut tė vecantė kanė dhėnė Kurbetqarėt e Amerikės, Zvicrės, Gjermanisė dhe Austrisė tė cilėt asnjėherė nuk kursyen mundin dhe djersėn e tyre qė kjo shoqėri tė vazhdojė me sukseset e saj.

Ndėr aktivitetet e shumta tė SHKA "BESA" mund tė vecojmė:

Shoqėria Kulturore-Artistike "BESA" pėr t'a nderuar luftėn heroike tė ish Ushtrisė Clirimtare Kombėtare, mori pjesė nė Manifestimin e organizuar me rastin e shėnimit tė njė vjetorit tė ēlirimit tė fshatit Radushė tė Shkupit.
Pjesmarja nė "Takimet e Kurbetqarėve" ne fshatin Gėrēare tė Prespės.
Pjesmarja nė Turneun 2 Javorė nė Turqi. Shoqėria "BESA" merrė pjesė nė 2 Festivale ndėrkombėtare ku edhe njėherė dėshmoi vlerat e mėdha kulturore artistike tė Kombit tonė.
Pjesmarja nė Revynė e Veshjeve Popullore tė mbajtur nė Strugė, ku paraqiti koloritin e veshjeve tradicionale tė trevės sonė."

Bazuar sipas Z.Agim Dauti dhe nga Libri "Dollogozhda nje bote ne vete" me autor Mustafa Useini
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.dollogozhda.eu
 
Traditat Dollogozhdare
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Rinia Dollogozhdare.......
» Cka mendoni per organizimet dollogozhdare?
» Hapi i dyt i Rinis Dollogozhdare..

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Diskutime :: Gjithcka Per Dollogozhden-
Kėrce tek: