ForumCalendarPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Sporti

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
ArGeN--t
Admin
Admin


Numri i postimeve : 859
Age : 26
Vendodhja : Dollogozhdė
Registration date : 02/12/2006

MesazhTitulli: Sporti   Thu Apr 26, 2007 6:12 pm

Klubi Futbollistik i fshatit Dollogozhdė u formua ne vitin 1977/78 me emrin "Vllaznimi". Kryesia e Parė e Klubit pėrbėhej nga Zejadin Islami (Kryetar), Alit Aliti (arketar), Mustafa Useini dhe Resul Bekteshi (Trajnerė). Ndėr iniciatorėt e parė pėr formimin e Klubit ka qenė zoteriu i ndjerė Alit Aliti, emrin e tė cilit e mbanė aktualisht Qendra Sportive e fshatit. Nė stinorin e parė tė garimit, Klubi Futbollistik i fshatit Dollogozhdė garonte nė Ligėn Komunale B, ku pas nje Stinori Klubi u ngjit nė Ligėn Komunale A. Nė vitin 1986 nga situata e krijuar politike nė ish Jugoslavi, organet Shtetėrore e Kontestuan emrin e Klubit "Vlaznimi" gjė qė sipas Organeve shtetėrore Klubi duhej tė mbante emrin "Bratstvo", dhe mu pėr kėtė shkak Kryesia e Klubit morri vendimin qe Klubi tash e tutje tė mbante emrin e vetė fshatit pra Klubi Futbollistik "Dollogozhda". Pėr shkak tė padrejtėsivė tė shumta dhe tė vazhdueshme nga ana e Strukturave shtetėrore, Klubi Futbollistik "Dollogozhda" qė nga viti 1989 deri nė vitin 1992 pushoi sė funksionuari. Nė vitin 1992 me iniciativėn e disa Dollogozhdarėve dhe tė njėrit prej Lojtarėve mė tė dalluar tė KF "Dollogozhda", Zamir Danit Klubi riaktivizohet dhe garon nė Ligėn Komunale. Pas disa vitesh garimi nė Ligėn Komunale, nė vitin 1996 Klubi u ngjit nė Ligėn e Tretė Perėndimore tė Maqedonisė, duke shėnuar suksese mjaft tė mira. Por suksesin mė tė madhė gjatė gjithė historisė sė tijė KF "Dollogozhda" e arriti nė vitin 2004 ku u shpall Kampione nė Ligėn e Trete Rajonale (Liga Liqenase- siq quhet Zyrtarisht nga FFM) dhe mori pjesė nė ndeshjet kualifikuese pėr tu ngjitur ne Ligėn e dytė tė pėrbashkėt tė Maqedonisė, tė mbajtura nė Shkup, ndeshje kualifikuese tė cilat Klubi nuk i kaloi me sukses. Meritat mė tė mėdha pėr kėtė sukses i ka Zoteriu Lulzim Zhaku-Aliu i cili njėherit e ndihmon Klubin Financiarisht qė nga viti 2000. Ndėr kontributet e vecanta qė ka dhėne zotėri Lulzim Zhaku-Aliu pėr KF "Dollogozhda" janė:

Instalimi i rrjetit gjegjėsisht tė Gypave pėr Ujitje nga Burimi i fshatit deri tek Qendra Sportive.
Dhurimi i tė gjitha pajisjeve Sportive pėr tė gjitha grupmoshat, duke filluar qė nga Topat, Fanelat e deri tek Tutat.
Organizimi i Turneut futbollistik mbarkombėtar "Dollogozhda 2000", ku morėn pjesė edhe Ekipet e shquara si "Bashkimi" nga Kumanova, "Flamurtari" nga Prishtina, "Drita" nga Bogovina etj, Turne i cili ndikoi nė pėrmiresimin dhe pėrhapjen e njė Imazhi tė mirė tė KF Dollogozhda nė hapėsirėn mbarėshqiptare.
Formimi i Shkollės sė futbollit pėr grupmoshat e reja, ku trajnerė janė z. Fatmir Ziba dhe z. Xhavit Mazari. Nga vetė puna serioze dhe e palodhėshme e kėtyre Trajnerėve rrodhėn edhe disa suksese, ku vlejnė tė theksohen pjesmarrja e kėtyre tė rinjve nė disa Turne ndėrkombėtare si nė Kroaci, Shqipėri etj. Nė Turneun nė Kroaci, ku pjesmarrės ishin edhe Shkollat e njohura tė Futbollit Evropian si nga Milani, Dinamoja e Zagrebit etj, shkolla e futbollit pėr grupmoshat e reja nga Dollogozhda zė vendin e Tretė.
Ndėr Lojtarėt mė tė shquar nga gjeneratat e vjetra qė ka nxjerrė KF "Dollogozhda" janė: Mair Ziba, Zamir Dani, Nexhmedin Pollozhani, Mentor Ibrahimi, Atmi Ziba, Xhavit Mazari, Mugni Alimi(Portier),Nadi Aliti, ndėrsa nga gjeneratat e reja vlejnė tė theksohen: Selami Ameti, Juni Ziba, Zaim Dauti, Nadi Ameti, Vebit Imeri, Mushteba Kica (Portier), Atmi Shazimani, Dritan Dani, Femi Kurtishi, Ardian Dani, Argjend Zhaku etj.

Gjithashtu pėr Kontributin e tyre tė pashoqė pėr KF "Dollogozhda" vlejnė tė pėrmenden edhe emrat e zotėrinjve : Osman Sela, Sadulla Bakiu, Subi Dani, Shefqet Dani, Alim Zhaku, Fatmir Neziri, Rushan Sela, Maherr Pollozhani, Rufon Zhakut-Foni (pėr mirėmbajtjen e Fushės) etj.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.dollogozhda.eu
 
Sporti
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Diskutime :: Gjithcka Per Dollogozhden-
Kėrce tek: