ForumCalendarPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Kultura-Arsimimi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
ArGeN--t
Admin
Admin


Numri i postimeve : 859
Age : 26
Vendodhja : Dollogozhdė
Registration date : 02/12/2006

MesazhTitulli: Kultura-Arsimimi   Thu Apr 26, 2007 6:11 pm

Arsimimi

Vlen tė theksohet se dollogozhdarėt janė arsimdashės. Por kushtet ekonomike dhe politike qė kanė dominuar nė tė kaluarėn nuk ndikoshin pėr njė zhvillim mė tė shpejtė tė arsimit nė kėtė vend.

Shkollat e para happen nė kohėn e Mbreterisė Sėrbo-Kroato-Sllovene nė gjuhėn sėrbe. Mėsuesit po ashtu kanė qenė nga Sėrbia ose Mali i Zi. Pėrveē lėndeve tė tjera, qė janė pėrshkruajtur nė monografinė e Sh.F. "Naim Frashėri", mėsohej vetėm njė lėndė qė u interesonte fshatarėve, lėnda pėr fenė islame tė cilėn e ka ligjėruar hoxha ose dikush tjetėr qe ka pasur njohuri mbi fenė. Por dėshira pėr tė mėsuar nė gjuhėn amtare ka qenė shumė e madhe.

Nė gjuhėn shqipe u hapėn shkollat e para gjatė Luftės sė dytė botėrore nga ministria e atėhershme e mbretėrisė sė Shqipėrisė kanė vazhduar me punė deri nė ēlirimin e vendit. Pas mbarimit tė Luftės Nacional-Ēlirimtare. Prej kėtyre shkollave fillore nxėnėsit e dalluar i vazhduan mėsimet nė Shkollėn e Mesme Normale tė Shkupit, ku u regjistruan shumė nxėnės nga Dollogozhda.

Mėsimet nė Normalen e Shkupit nė atė kohė i mbaruan me sukses dhe u emėruan mėsues keta nxėnės nga Dollogozhda: Remzi Qoku, Xhemail Qoku, Ali Zhaku-Aliu, Belqia Dervishi dhe Osman Sela. Para tyre si mėsues me kursin e kryer kanė punuar me nxėnėsit Aqif Dalipi dhe Bilal Bilali. Kuadri me arsim tė lartė u krijua mė sė shumti nga Universiteti i Prishtinės, dhe nga univerzitetet e Shkupit, Beogradiit dhe Zagrebit. Pėr emrat e tė shkulluarve gjegjėsisht intelektualėve nuk janė tė prezentuara nė kėtė punim, pasi qė janė pėrmendur nė monografinė e shkollės, qė ėshtė botuar nė vitin 1998.

Sa i perket arsimit dhe edukimit te gjenerateve te reja, nė kėtė drejtim apelojmė qė nė tė ardhmen tė insistohet me ēdo kusht, qė gjeneratat e reja tė mėsojnė sa mė shumė dhe tė vazhdojnė shkollimin nė shkollat e mesme tė pėrgjithshme dhe profesionale prej ku do ti vazhdojnė studimet nė universite tė ndryshme. Sepse vetėm duke u shkolluar mund tė ecim pėrpara si dollogozhdarė, por edhe si komb dhe sa mė lehtė tė mund tė integrohemi nė proceset demokratike evropiane.

Shkolla fillore nė fshatin tonė ėshtė ndertuar nė vitin 1969. Si objekt shkollor ajo nuk i plotėsonte kushtet minimale pėr mesim bashkėkohor me planet dhe metodat e reja tė mesimit interaktiv. Pra duhej tė gjithė tė angazhohemi qė shkolla e jonė tė jetė sa mė e mirė dhe me kushte sa mė tė mira. Shkolla jonė u rindėrtua nė vitin 2001 me inciativė tė qytetarėve tė Dollogozhdės nga fonde tė oragnizuara me vetiniciativė. Mė 5 maj tė vitit 2006, shkolla jonė qė tash e disa vite mbante emrin e Rilindasit tonė tė madhė "Naim Frashėri", emėrohet me emrin e luftėtarit dhe Komandantit tė UĒK-sė, bashkėfshatarit tonė te dashur dhe tė paharruar "Nuri Mazari-Komandant Struga". Sukseset nė kėtė shkollė nuk janė duke ndaluar. Ne te ardhmen shpresojmė se do ketė edhe me tutje suksese edhe mė tė mėdha me tė cilat do mburret jo vetėm Dollogozhda por e gjithė Treva Strugane por pse jo edhe gjithė kombi shqiptar.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.dollogozhda.eu
 
Kultura-Arsimimi
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kultura dhe antikultura
» Sjelljet e nxėnėsve nė shkollat tona
» Selim Hasanaj: Tre libra pasqyrė pėr tri kultura
» Faton Abdullahu:Kultura e komunikimit politik berishian
» Populli shqiptar, kultura kombėtare dhe shkolla e parė shqipe

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Diskutime :: Gjithcka Per Dollogozhden-
Kėrce tek: